KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paralajmërohen sfida serioze për votimin e diasporës në zgjedhjet e 28 dhjetorit – nxitet debat në KQZ
Politikë

Paralajmërohen sfida serioze për votimin e diasporës në zgjedhjet e 28 dhjetorit – nxitet debat në KQZ

Kosova News
Kosova News 17:41 -24/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Procesi i votimit të diasporës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit pritet të përballet me vështirësi të mëdha, pasi votimi do të zhvillohet vetëm përmes postës dhe jo në përfaqësitë diplomatike, siç ndodhi në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të hënën, u theksua se afatet e propozuara nga sekretariati rrezikojnë që një pjesë e madhe e qytetarëve të mërgatës të mos arrijnë të votojnë, për shkak të vonesave postare dhe mungesës së buxhetit për dërgimin e zarfeve të personalizuara.

PDK: KQZ nuk ka paraparë buxhet për dërgimin e zarfeve

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani, kritikoi sekretariatin për mosplanifikim të buxhetit për dërgimin e fletëvotimeve origjinale te votuesit jashtë vendit.

“Elshani tha se KQZ obligohet t’ua dërgojë zarfin e personalizuar secilit votues dhe se mosparashikimi i buxhetit rrezikon të përsërisë problemet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, për të cilat ende po zhvillohen hetime për manipulim të votave të diasporës.”

LVV: Afatet janë të pamundura – rrezikohet komedi me votuesit

Anëtari i VV-së, Alban Krasniqi, deklaroi se votimi përmes postës nis më 12 dhjetor, por për shkak të vonesave postare fletëvotimet do të mund të mbërrijnë tek votuesit deri më 5 janar – shtatë ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

“Kemi situatë ku do të harxhojmë para dhe do të bëjmë një lloj komedie me qytetarët dhe votuesit,” tha Krasniqi, duke shtuar se as opsioni i avancuar i dërgimit me kode nuk e zgjidh problemin për shkak të pengesave kohore në fundvit.

PDK: Procesi i diasporës duhet të ketë integritet

Anëtari tjetër i PDK-së, Ilir Gashi, tha se KQZ-ja është përgjegjëse për procedurat dhe afatet e votimit me postë dhe theksoi se në zgjedhjet lokale, për herë të parë, votimi i diasporës është zhvilluar me integritet dhe pa ankesa.

Ai paralajmëroi se nuk duhet të përsëritet “procesi i kontaminuar” i 9 shkurtit.

Kurteshi (VV): Dërgimi me postë problematik – emaili rrezikon integritetin

Anëtari i VV-së, Sami Kurteshi, paralajmëroi se dërgimi me postë do të sjellë vonesa të pashmangshme, të cilat nuk varen nga KQZ-ja, por nga operatorët e jashtëm.

Sipas tij, përdorimi i fletëvotimeve me email do ta lëndonte integritetin e procesit.

“Detyra e KQZ-së është të gjejë metoda që të mos dëmtohet procesi zgjedhor”, tha Kurteshi, duke theksuar se është e pakuptimtë të planifikohet buxhet për një opsion që dihet paraprakisht se nuk do të funksionojë.

Miratohet buxheti për zgjedhjet

Në këtë mbledhje, KQZ miratoi edhe buxhetin për zgjedhjet e 28 dhjetorit, i cili do të jetë 7,771,486.56 euro.

Në qendër të shqetësimeve mbetet rreziku që mijëra qytetarë të mërgatës të mos arrijnë të votojnë për shkak të vonesave dhe mungesës së planifikimit logjistik, ndërsa partitë politike kërkojnë garanci që procesi të mos kontestohet si në zgjedhjet e kaluara.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Kosova News 24/11/2025 24/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

APK-ja përmbyll “Javën e agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit është betejë e përhershme
11:32 -17/07/2026
Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?