KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dugolli: LVV-ja ka vija të kuqe vetëm për Listën Serbe, jo për partitë shqiptare
Politikë

Dugolli: LVV-ja ka vija të kuqe vetëm për Listën Serbe, jo për partitë shqiptare

Kosova News
Kosova News 15:00 -24/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se subjekti politik ka “vija të kuqe” vetëm për Listën Serbe, duke e konsideruar atë të predispozuar për të minuar shtetin e Kosovës.

Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Dugolli ka thënë se Vetëvendosje nuk ka vendosur kufizime për partitë shqiptare.

“Ne kemi vija të kuqe për Listën Serbe derisa ajo vazhdon të jetë e dirigjuar dhe predispozuar gjithmonë që të minojë shtetin e Kosovës. Nuk kemi vënë vija të kuqe për asnjërën nga partitë shqiptare, ndonëse për një subjekt politik kemi thënë që nuk e konsiderojmë partner për bashkëpunim në legjislaturën që shkoj”,  ka thënë ai.

I pyetur për qëndrimin e LVV-së ndaj PDK-së pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Dugolli është shprehur se është herët për të komentuar, duke theksuar se fushata zgjedhore nuk ka filluar ende.

Sipas tij, do të ishte e dëshirueshme që partitë politike të reformoheshin dhe të kenë lidership të ri, duke shmangur ndikimin e grupeve të fuqishme brenda strukturave që ndikojnë jashtëzakonisht në vendimmarrje, edhe pse nuk kanë pozicione kyçe.

“Do të dëshironim që partitë politike të reformoheshin dhe të kenë lidership të ri, pra jo njerëz të fuqishëm brenda partive, të cilët nuk e kanë pozicionin kyç por efekti i tyre është jashtëzakonisht i madh”, ka shtuar Dugolli.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Kosova News 24/11/2025 24/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

APK-ja përmbyll “Javën e agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit është betejë e përhershme
11:32 -17/07/2026
Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?