KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fati i foshnjave të braktisura në Kosovë
Lajme

Fati i foshnjave të braktisura në Kosovë

Kosova News
Kosova News 15:08 -23/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhetëra foshnje çdo vit në Kosovë përballen me realitetin e braktisjes, një fenomen që kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të shtuar institucionale. Vetëm përgjatë periudhës janar–nëntor në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë regjistruar 28 foshnje pa përkujdesje prindërore.

İNga këto raste, 18 foshnje janë ribashkuar me familjen biologjike apo njërin prind, ndërsa 10 të tjera janë vendosur nën kujdesin e Qendrës për Punë Sociale (QPS).

Aktualisht, në repartin e Neonatologjisë janë dy foshnje, të cilat po marrin kujdes të vazhdueshëm nga stafi mjekësor dhe infermieror.

Sipas të dhënave nga klinika, asnjëra nga këto lindje nuk ka qenë lindje e parakohshme.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Luan Morina, ka deklaruar për KosovaPress, se për çdo rast të tillë bashkëpunohet ngushtë me punëtorët socialë, me qëllim që foshnjat të kenë mundësinë të ribashkohen me familjet biologjike.

Morina ka treguar se në këtë klinikë foshnjet maksimalisht qëndrojnë një apo dy muaj, varësisht nga gjendja shëndetësore e tyre dhe pastaj përkujdesja e tyre bëhet nga QPS-ja.

Ai ka thënë se janë dy infermiere që përkujdesen për foshnjet pa përkujdesje prindërore, se ka mjaftueshëm material për ta dhe se ka edhe bamirësi nga qytetarët të cilët dhurojnë gjëra të esenciale për ta.

Në anën tjetër, drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Bajram Shala, ka sqaruar për KosovaPress, se institucionet sociale ndjekin procedura të caktuara për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve të braktisur.

“Procedurat e punës me fëmijë të braktisur nga Qendra për Punë Sociale në Kosovë përfshijnë disa hapa kryesorë për të siguruar mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve. Pas marrjes së raportit, punonjësit social fillojnë një hetim për të vlerësuar situatën e fëmijës, duke përfshirë gjendjen e tij shëndetësore, emocionale dhe sociale, si dhe rrethanat e braktisjes. Nëse fëmija konsiderohet në rrezik, ai mund të vendoset në një ambient të sigurt përkohësisht, si p.sh. në strehim familjar ose në kujdestari të përkohshme, derisa të merren vendime të mëtejshme. Nëse është e mundur dhe e sigurt, përpiqet ribashkimi i fëmijës me familjen biologjike. Nëse kjo nuk është e mundur, bëhen përpjekje për të siguruar një vendosje afatgjatë të përshtatshme, si kujdestaria e përhershme ose adoptimi”, është përgjigjur Shala.

Nga aspekti psikologjik, psikologia Kristina Halilaj thekson se përveç fëmijëve, edhe nënat që braktisin foshnjat përjetojnë trauma të rënda emocionale dhe shpesh kanë nevojë për mbështetje terapeutike.

Ajo ka shtuar se nëna duhet të marrë ndihmë profesionale, përfshirë psikoterapi apo trajtim psikiatrik, në rastet kur përjeton depresion të rëndë pas lindjes dhe braktisjes së foshnjës. Sipas saj, shumë pak flitet për nënat që braktisin fëmijët, duke u gjykuar në shoqërinë tonë padrejtësisht.

Ndërkohë, gjatë zhvillimit të fëmijut pa përkujdesje prindërore, Halilaj ka thënë për KosovaPress, se kur fillojnë të bëhen të vetëdijshëm kuptojnë që nuk i përket një rrethi familjar, duke ndikuar në vetëbesim dhe duke krijuar probleme në personalitet.

Ndërkaq, gjatë vitit 2024, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 37 raste të fëmijëve të braktisur, prej të cilëve 22 janë ribashkuar me familjen biologjike, ndërsa 15 fëmijë kanë mbetur nën përkujdesjen e institucioneve sociale.

Gjithashtu lexoni:

Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut

Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Elezi: Nesër certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Kurti publikon pamje nga Greqia, tregon rëndësinë e shkuarjes atje!

Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Kosova News 23/11/2025 23/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?