KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prishtina nën vëzhgim të kamerave, në vitin e ardhshëm edhe 600 kamera të reja
Siguri

Prishtina nën vëzhgim të kamerave, në vitin e ardhshëm edhe 600 kamera të reja

Kosova News
Kosova News 10:17 -23/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar faza e fundit e projektit për vendosjen e kamerave të sigurisë në kryeqytet, por që Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se në 2026-ën do të nisë zgjerimi i madh i këtij sistemi.

Ai njoftoi se plani i përbashkët me Policinë e Kosovës parasheh vendosjen e afër 600 kamerave të reja në 200 lokacione të Prishtinës.

Fushtica tha se deri më tani janë instaluar 165 kamera në 54 lokacione, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i projektit afatgjatë për rritjen e sigurisë publike në kryeqytet. Sipas tij, investimet do të vijojnë vitin e ardhshëm me buxhet të planifikuar posaçërisht për këtë projekt.

 “Projekti i parë për vendosjen e kamerave, faza e fundit është përfunduar, deri më tani janë vendosur 165 kamera në 54 lokacione. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj çka ne mendojmë të bëjmë. Nga viti tjetër, pra 2026, i kemi paraparë me buxhet që të vazhdojmë dhe plani që është bërë bashkarisht nga Policia e kryeqytetit dhe Drejtoria e Sigurisë, parasheh që të vendosen afër 600 kamera në 200 lokacione në kryeqytet”, tha ai.

Ai theksoi se përfitimet nga ky sistem janë të drejtpërdrejta dhe të matshme në aspektin e sigurisë publike, kontrollit të trafikut dhe zbulimit e rasteve.

“Përfitimi është fillimisht parandalimi dhe rritja e sigurisë publike në kryeqytet, kemi të bëjmë me rritje të sigurisë publike në përgjithësi, kemi të bëjmë me kontrollin më të mirë të trafikut, kontrollin më të mirë të mobilitetit dhe zbulimin e rasteve. Deri më tani, sipas të dhënave që i kemi nga Policia e kryeqytetit kemi një rritje të zbulueshmërisë së rasteve deri në 30 për qind, po ashtu edhe një parandalim apo zvogëlim të rasteve deri në 30 për qind dhe deri 100 për qind kemi zbulueshmëri të rasteve ‘godit dhe ik’, pra kur pjesëmarrësit në komunikacion shkaktojnë aksident dhe ikin, për arsye se kamerat janë të vendosura në gjitha hyrjet dhe daljet e kryeqytetit. Të vendosura janë në udhëkryqe, në sheshet kryesore dhe rrugët kryesore, do të vazhdojmë që të vendosen në gjitha pjesët e kryeqytetit sipas vlerësimit të rrezikshmërisë”, tha ai.

Fushtica bëri të ditur se menaxhimi i sistemit të kamerave bëhet vetëm nga Policia e Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Sipas ligjit, të vetmit janë Policia e Kosovës, këtë rast Drejtoria e Policisë së kryeqytetit, e cila vetëm se e kemi vendosur një pikë të monitorimit në sektorin e trafikut të kryeqytetit të cilat monitorohen 24/7”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Kosova News 23/11/2025 23/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?