KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq përballet me padi ligjore në rastin e vrasjeve të civilëve me snajper në Sarajevë
PolitikëRajon

Vuçiq përballet me padi ligjore në rastin e vrasjeve të civilëve me snajper në Sarajevë

Kosova News
Kosova News 11:01 -21/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është përballur me një kallëzim penal në Milano, i lidhur me të ashtuquajturën aferë “Sarajeva safari”, një skandal që daton nga vitet ’90, kur thuhet se qytetarë nga Italia dhe vende të tjera perëndimore udhëtonin në Bosnje për të qëlluar me snajper mbi civilët e Sarajevës gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit.

Kallëzimi është paraqitur nga gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiq, i cili i është bashkuar hetimit të nisur javën e kaluar nga prokurorët e Milanos. Ata po synojnë të identifikojnë shtetas italianë të dyshuar për vrasje me paramendim, të kryer me mizori dhe për motive të ulëta.
.
Sipas hetimeve, “turistë snajperë” dyshohet se kanë paguar shuma të mëdha ushtarëve të ushtrisë së Radovan Karaxhiqit, ish-lideri i serbëve të Bosnjës, i dënuar në vitin 2016 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, për t’i dërguar në pozicionet e artilerisë në kodrat përreth Sarajevës, ku ata qëllonin mbi popullatën civile për qejf, raporton The Guardian..
Më shumë se 10 mijë njerëz u vranë në Sarajevë nga snajperët dhe granatimet gjatë viteve 1992–1996, në rrethimin më të gjatë të historisë moderne pas shpalljes së pavarësisë së Bosnje e Hercegovinës.
Burimi i hetimit aktual është puna e shkrimtarit milanez Ezio Gavazzeni, i cili ka mbledhur dëshmi për dekada, si dhe një raport i dorëzuar prokurorëve nga ish-kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariq. Gavazzeni thotë se u rikthye tek këto akuza pas shfaqjes së dokumentarit “Sarajevo Safari” (2022) nga regjisori slloven Miran Zupaniç.

Sipas raportimeve nga Sarajeva, Margetiq ka publikuar së fundi dëshmi në rrjetet sociale që, siç pretendon ai, tregojnë se Vuçiq, atëkohë vullnetar i ri, gjendej në një nga postblloqet ushtarake prej nga dëshmitarët thonë se të huaj dhe njësi ultranacionaliste serbe qëllonin ndaj civilëve në një “safari makabre turistike”, transmeton The Guardian.

Avokati italian Nicola Brigida, i përfshirë në përgatitjen e dosjes, ka deklaruar se provat e mbledhura “janë të qëndrueshme” dhe mund të çojnë në identifikimin e përgjegjësve. Gavazzeni thotë se shumë italianë – por pa dhënë shifra – dhe gjithashtu gjermanë, francezë, britanikë e të tjerë nga vendet perëndimore, kanë paguar për të marrë pjesë në këto veprime. Sipas tij, nuk ka pasur motive politike apo fetare, por bëhej fjalë për njerëz të pasur që kërkonin “argëtim”.

Ai pretendon se këta persona mblidheshin në Trieste dhe udhëtonin fillimisht drejt Beogradit, prej ku më pas shoqëroheshin nga ushtarë serbë drejt pozicioneve në kodrat e Sarajevës.

Presidenti Vuçiq ende nuk ka komentuar mbi këto akuza, thuhet në raporti e Guardian. Megjithatë, deklarimet për praninë e tij në zonën e luftës kanë qarkulluar prej vitesh. Në një intervistë të vitit 2021 për një televizion boshnjak, ai kishte mohuar kategorikisht se kishte qëlluar ndonjëherë mbi qytetin e rrethuar, duke i quajtur akuzat manipulime politike të lidhura me retorikën nacionaliste të periudhës së tij të hershme/rtk

Gjithashtu lexoni:

Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Kosova News 21/11/2025 21/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?