KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Zvicër frikësohen se do ta humbin edhe një supertalent kosovar
Sport

Në Zvicër frikësohen se do ta humbin edhe një supertalent kosovar

Kosova News
Kosova News 21:12 -20/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Adrien Llukes ka luajtur shkëlqyeshëm për Zvicrën në 1/8 e finales së Kupës së Botës për grupmoshën U17.

Qendërsulmuesi 17-vjeçar, Llukes, ka nënshtetësi të Zvicrës dhe Kosovës, dhe për këtë arsye, mediumet në Zvicër kanë shfaqur “frikë” se mund ta humbin.

Mediumi “20minuten” ka shkruar të enjten shkrim të gjatë për futbollistin e Sionit.

“A do ta marrë Kosova nga ne edhe heroin e U17”, është titulli i mediumit helvetik.

Llukes ishte shënues i golit për 1:0 të martën mbrëma ndaj Irlandës, në fitoren 3:1 të Zvicrës U17.

Ai u zgjodh edhe lojtari më i mirë i atij ballafaqimi.

Llukes i ka dy gola të shënuara në Botërorin U17 në Katar.

Mediumi helvetik e ka vlerësuar atë si futbollist të shumë pozitave, si sulmues, mesfushor qendror, futbollist të pozitës së 10-shit, 8-shit, apo edhe në krah.

“Modelët e mi në futboll janë Neymari dhe babai im”, ka thënë 17-vjeçari.

“Llukes ka nënshtetësi të Zvicrës dhe Kosovës dhe ka luajtur për Sionin që nga fëmijëria, njësoj si kushëriri i tij, Batien Thoma, i cili ka 157 paraqitje në Superligë. Është numër që Llukes ndoshta mund ta arrijë. Ai ishte titullar në njërën ndeshje të pjesës së dytë të edicionit të kaluar. Në moshën 16-vjeçare, ai debutoi në Superligë kundër Winterthurit”, ka shkruar “20minuten”.

Ylli në ngritje është duke stërvitur me klubin e seniorëve që nga vera e këtij viti. Ndeshjen e dytë në Superligë për Sionin e pati ndaj Grasshopperit në muajin tetor.

Ka qenë kjo ndeshje që ka marrë vëmendjen e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas “20minuten”, Llukes është kontaktuar nga FFK-ja.

Por, Llukes ka thënë se aktualisht është i fokusuar në Kupën e Botës U17 në Katar, me Përfaqësuesen e Zvicrës U17.

Zvicra U17 të premten nga ora 15:45 luan në çerekfinale ndaj Portugalisë.

“Jemi grup shumë i mirë, jemi rritur bashkë dhe të shohim se çfarë do të ndodh. Synimi është ta mposhtim Portugalinë po ashtu”, ka deklaruar Llukes.

Te Zvicra U17 në këtë Botëror luajnë edhe Erblin Sadikaj, Miran Sinani, Nico Lazri dhe Leonit Ibraimov.

Gjithashtu lexoni:

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

Kosova News 20/11/2025 20/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
17:58 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?