Një kompani është përfshirë nga zjarri sot më 20.11.2025 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërsa ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 09:15 kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përshi një kompani në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të udhëkryqit me rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj. Janë njoftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes”- ka thënë ai.





