KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata: Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik.
Siguri

Gjykata: Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik.

Kosova News
Kosova News 08:54 -20/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ndaj të akuzuarve për spiunazh Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, e paraparë të mbahej sot, është anuluar. 

Anulimim është bërë pasi thuhet se trupi gjykues në këtë çështje penale ka urdhëruar një ekzaminim lidhur me gjendjen mendore të të pandehurit Shabani, sipas propozimit të mbrojtjes së tij. 

“Anulimi është bërë nga trupi gjykues dhe bazohet në faktin se është urdhëruar ekzaminimi psikitatrik i të pandehurit B.SH., i cili ekzaminim nuk mund të përfundohet në kohë të shkurtër”, thuhet në njoftim. Gjykata ka njoftuar se lidhur me caktimin e datës së radhës në këtë çështje penale, palët do të njoftohen paraprakisht, përmes ftesave të gjykatës.
Shabani dhe Qerimi janë të akuzuarit e parë për spiunazh që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. 

Në aktvendimin për konfirmim të aktakuzës të nxjerrë më 30 prill, Themelorja ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Shabani dhe Qerimi kanë bërë spiunazh si pjesë e BIA-s.

Ata, në shqyrtimin fillestar i kanë mohuar akuzat për spiunazh.

Sipas informacioneve të lëshuara nga Prokuroria Speciale, Shabani dhe Qerimi mblodhën informata që do t’i shërbenin BIA-s së Serbisë për ta ndërtuar një narrativ të rremë për një rrjet të trafikimit të organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës.

Qerimi në bazë të aktakuzës i ka dërguar zyrtarit të BIA-s Sërgjan Rosiq edhe të dhëna të klasifikuara që lidheshin me veprimtarinë e Prokurorisë Speciale.
E Shabani, në bazë të pretendimeve të prokurorisë, përveç Rosiqit, pati kontakt edhe me një zyrtar tjetër, Bogolub Janiçeviq, që kishte rol udhëheqës në masakrën e Reçakut.

Të pandehurit, sipas aktakuzës, kanë përdorur celularët dhe postën elektronike për të dërguar të dhëna, e po ashtu edhe janë takuar fizikisht me zyrtarët e BIA-s në territorin e Serbisë.

Paragrafi 3 i nenit 124 të Kodit Penal parasheh që personat që hyjnë në shërbim të huaj të inteligjencës, mbledhin të dhëna apo e ndihmojnë shërbimin e shtetit të huaj në ndonjë mënyrë, dënohen minimalisht me pesë vjet burgim.

Gjithashtu lexoni:

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Kosova News 20/11/2025 20/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Haxhiu sot mban konferencë për media
08:33 -24/07/2026
Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?