Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj debatit rreth buxhetit të Komunës së Prishtinës, duke i bërë thirrje kryetarit aktual, Përparim Rama, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që të marrin përgjegjësitë institucionale në procedurat e nesërme në Kuvend.
Murati ka thënë se Abdixhiku dhe deputetët e Lidhjes Demokratike kanë mundësinë të votojnë buxhetin e Prishtinës për vitin 2025, duke mundësuar kështu alokimin e plotë të mjeteve financiare për kryeqytetin.
Në adresimin e tij publik, Murati i është drejtuar edhe kryetarit Rama, duke theksuar:
“Përparim,
Nëse qenka ashtu, atëherë Lumiri si kryetar i LDK-së nesër e ka mundësinë bashkë me deputetët e tij me votu buxhetin e Prishtinës në seancë të Kuvendit, dhe me mundësu alokimin e buxhetit të plotë për 2025.
Kurse ti, nëse je kryetar i Prishtinës, së paku sillu si i tillë. Leje propagandën e çu kap puno najsen se ta murr uji qytetin.”


