KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Zgjidhja për pagat e RTK-së, është formimi i komisioneve
Lajme

Osmani: Zgjidhja për pagat e RTK-së, është formimi i komisioneve

Kosova News
Kosova News 12:58 -17/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kushdo që thotë se kushdo që ka deklaruar se çështja e themelimit të Komisioneve ku do të votohej për Buxhetin e Kosovës, atë të RTK-së dhe Plani i Rritjes është i pamundur siç thotë ajo “është duke ju gënjyer. Osmani në një deklarim për media e ka ripërsëritur se mënyra e vetme për të gjetur zgjidhjen për pagat e punëtorëve të RTK-së, është formimi i komisioneve.

“Ka disa javë që ekipi im ligjor, një ekip jashtëzakonisht profesional, kanë analizuar të gjitha mënyrat e mundshme dhe ka ardhur në përfundimin se mënyra e vetme që kjo çështje të përfundojë ligjërisht dhe shpejt është formimi i komisionit. Për mua ka qenë për keqardhje reagimi i disa personave, përfshirë edhe një sindikatë, të cilët kanë kundërshtuar kërkesën time, kërkesë që ishte bërë për t’i ndihmuar të gjithë punëtorët e RTK-së që kanë mbetur pa paga, gjë që prek rreth 700 familje. Si presidente, kam treguar gatishmërinë e plotë: kam bërë thirrje publike, kam shprehur gatishmëri që të takohem me partitë politike, dhe në vend që të mirëpritej një iniciativë e tillë, është interpretuar si sikur unë po bllokoj formimin e komisioneve. Kjo është diçka e padëgjuar dhe e paparë për mua. Sepse, nëse dikush vërtet dëshiron të rregullohet çështja e pagave, atëherë kërkesa është tepër e thjeshtë. Nuk mund të shkojë më e thjeshtë: të formohet komisioni. Kuvendi tashmë është i konstituuar”, tha Osmani.
Ajo thotë se kërkesa për të bërë komision nuk është ndonjë kompromis, siç po pretendohet. “Pse të mendojë dikush se formimi i komisionit nënkupton ndonjë koncesion apo kompromis? Edhe ashtu, të qenit kryetar i atyre komisioneve nuk është ndonjë privilegj i jashtëzakonshëm. Pra Thjesht krijohet komisioni dhe për pesë minuta miratohet çështja e pagave, dhe të gjithë i merrni pagat në llogari. Prandaj, unë kam pritur që një involvim i tillë do të mirëpritej. Nuk ka asnjë arsye që partitë politike të bllokojnë formimin e komisioneve. Kushdo që ju thotë të ndryshe është duke ju gënjyer. Nuk ka asnjë komplikim për krijimin e institucioneve, të jeni të sigurt. Kushdo që thotë se është e pamundur, është duke ju gënjyer sërish. Ne si Presidencë kemi ndërmarrë iniciativën, por ajo nuk është pritur mirë nga disa njerëz në sindikatë, gjë që është për keqardhje. Ne kërkojmë që të respektohet ligji dhe kërkojmë që komisionet të formohen urgjentisht, sepse Kuvendi është i konstituuar dhe këto çështje duhet të përfundojnë jo vetëm pagat e RTK-së”, tha Osmani

Presidentja Osmani sërish u ka bërë thirrje deputetëve të secilës parti që ta zhbllokojnë këtë çështje, duke theksuar se nuk ka ndonjë filozofi në krijimin e komisioneve.

“U bëj thirrje sërish deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të gjithëve, pavarësisht cilës parti politike i përkasin. Edhe herën e kaluar kam folur për të gjitha partitë politike, sepse të gjitha kanë përgjegjësi që të votojnë planin e rritjes dhe marrëveshjen me Bankën Botërore. Nuk ka asnjë arsye që këto procese të bllokohen. Kërkohet një votë e tyre, në interes të Kosovës, për të gjitha këto çështje. Nuk ka ndonjë filozofi të komplikuar në krijimin e komisioneve , gjë më të thjeshtë nuk ka. Thjesht duhet t’ua kërkojmë deputetëve, të gjithë deputetëve. T’u kërkojmë gjënë më të thjeshtë: të kryejnë punën e tyre dhe të realizojnë funksionin për të cilin janë zgjedhur”, tha Osmani.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Kosova News 17/11/2025 17/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?