KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Rreth 8 mijë e 600 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë
Shëndetësi

​Rreth 8 mijë e 600 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 12:13 -15/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 8 mijë e 600 qytetarë deri më tani janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë. Ndonëse është vërejtur një rritje e lehtë e rasteve me simptoma gripi, situata aktualisht nuk është shqetësuese.

Doktoresha në këtë qendër, Vjollca Zeqiri, ka thënë për KosovaPress, se të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen, ani pse vaksinimi vazhdon deri në muajin prill- maj të vitit të ardhshëm, mirëpo kjo kohë është më mirë për shkak se gripi është më i theksuar.

“Tash është sezona e gripit dhe kemi numër pak më të shtuar të rasteve të personave të cilët kanë simptoma të gripit, por për momentin ende nuk është një situatë shqetësuese..00:29 Deri më tani e kemi arritur numrin rreth 8 mijë 600 me vaksinë të gripit. Shumica janë të moshuar, 60 e tutje, por kemi edhe grup mosha të tjera, vaksina ende kemi. Do të duhej tash të vaksinoheshin të gjithë qytetarët, ata që kanë indikacione për vaksinim, megjithatë vaksinimi vazhdon deri në prill, maj, mirëpo tash është sezona më e mirë, kur duhej të vaksinoheshin për shkak se gripi është më shumë i theksuar”, ka thënë Zeqiri.

Ajo ka theksuar se gripi shkaktohet nga tre lloje virusesh, tipi A, B dhe C, ku dy të parët mund të shkaktojnë forma më të rënda të sëmundjes.

Sipas saj, personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe gratë shtatzëna, fëmijët më të vegjël se pesë dhe dy vjeç, janë më të rrezikuarit nga gripi sezonal.

Zeqiri ka theksuar edhe komplikimet që mund të kenë këta persona si pasojë e virusit.

“Gripi shkaktohet nga tre virus, tipi A,B dhe C. Tipi A dhe B shkaktojnë forma më të rënda të sëmundjes dhe shkaktojnë simptoma të cilat munden me qenë nga forma më të lehta deri në ato mesatare dhe më të rënda. Simptomat janë teshtitje, kollitje, ethe dhe temperaturë. Mirëpo personat e moshuar mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët sidomos ata më të vegjël se pesë vjeç, personat të cilët vuajnë nga probleme shëndetësore si diabeti, sëmundjet e veshkave, të zemrës, me probleme të imunitetit, ata janë më të rrezikuar.. Komplikimet të cilat munden me ardhë si pasojë e virusit të influencës janë duke filluar nga pulmonia që është kërcënuese për jetën, pas inflamacionit të cubave të trurit, të zemrës, mioziti”, ka theksuar ajo.

Zeqiri ka bërë thirrje për kujdes dhe higjienë personale, duke theksuar se virusi i influencës përhapet shumë lehtë përmes kontaktit të afërt.

Ajo ka bërë thirrje edhe për qytetarët që konsumojnë antibiotikë pa recetë të mjekut, që të kenë kujdes, pasi që antibiotikët veprojnë vetëm në bakterie dhe jo në infeksione dhe shkaktojnë efekte anësore të dëmshme.

“Virusi i influencës përhapet shumë lehtë nga personi në një person, përmes spërklave respiratorë, gjatë kollitjes, teshtitjes apo të folurit.. Duhet të bëhet larja sa më shpeshtë e duarve me ujë të ngrohtë dhe sapun, ajrosja e dhomës, evitimi i kontaktit apo përshëndetjes duar me duar.. Sa i përket antibiotikëve duhet të ketë shumë kujdes sepse antibiotikët veprojnë vetëm në bakterie nuk veprojnë tek infeksionet virus, prandaj duhet me pasur shumë kujdes që pacientët tanë mos të shkojnë në barnatore dhe të furnizohen kokë në veti përdorimin e antibiotikëve sepse shkaktojnë efekte anësore të dëmshme”, ka thënë Zeqiri.

Doktoresha e QKMF-së, Vjollca Zeqiri ka thënë se bari i njohur si “paracetamoll”, është bari i zgjedhjes së parë për ta zbritur temperaturën dhe largimin e dhimbjeve. Ajo apelon që të konsumohen lëngje, ushqim i pasur me pemë dhe perime dhe të pushojnë, sidomos në dy- tre ditët e para kur është kulmi i simptomave. Simptomat e gripit sezonal janë teshtitje, kollitje, ethe dhe temperaturë. 

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 15/11/2025 15/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?