KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime jashtë Kosovës dhe refuzohen 2,570 të tjera, KQZ-ja vazhdon verifikimin
Politikë

Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime jashtë Kosovës dhe refuzohen 2,570 të tjera, KQZ-ja vazhdon verifikimin

Kosova News
Kosova News 11:18 -14/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të komunave, janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se jo të gjitha nga to e kanë marrë aprovimin e KQZ-së.

Ai tregon se rreth 2 mijë e 570 janë refuzuar dhe nuk do të përfshihen në numërim, pasi në shumicën prej tyre, në 2 mijë e 500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument unik që votuesit e pranojnë nga KQZ-ja kur të regjistrohen.

“Deri të premten, në orën 10:00, nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë sjellur në Kosovë, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 9,800, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 7,240, ndërkaq janë refuzuar rreth 2,570. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, tha Elezi për Ekonomia Online.

Sipas tij, më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e 13,084 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave. Deri tani, pjesa më e madhe e tyre janë sjellë në Kosovë.
.
Po sipas KQZ-së, në fund të këtij procesi të vlerësimit, do të publikohen të dhënat për çdo komunë për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Gjithashtu lexoni:

Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së

Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Kosova News 14/11/2025 14/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
25° _ 25°
58%
Fri
24 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C

Lajmet e Fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight”
22:29 -17/07/2026
Serwer: Nëse Vuçiqi nuk do të pajtohej me Paunoviqin, ai do ta shkarkonte atë
22:28 -17/07/2026
Arrestohen tre persona, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milion euro
21:53 -17/07/2026
Eurodeputeti gjerman Gahler: Pres që ministrja serbe Paunoviq të shkarkohet
21:49 -17/07/2026
Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?