KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rreth 6 mijë protestues pritet të marrin pjesë në protestën e OVL-UÇK-së në Strasburg
Siguri

Rreth 6 mijë protestues pritet të marrin pjesë në protestën e OVL-UÇK-së në Strasburg

Kosova News
Kosova News 08:41 -14/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 6 mijë protestues nga gjitha trojet shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) më 16 nëntor në Strasburg, përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Protesta do të mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për Ekonomia Online tha se përgatitjet janë drejt përfundimit dhe se janë bërë koordinime me këshillin organizativ në Evropë dhe me mërgatën shqiptare.

“Ne jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve, është këshilli organizativ në Evropë që e kemi bërë para disa ditësh, kemi pasur takime me shumicën e shteteve të Evropës me mërgatën, kjo mërgatë është për lavdatë që na ka ndihmuar në këtë rast. Ne shprehom që me datë 16 nëntor në ora 13:00 para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, do të jemi prezent aty dhe do të ngrisim zërin pikërisht ku në atë objekt është ngritur një rezolutë për Gjykatën Speciale, një rezolutë e një njeriu të çmendur të Dick Marty, i cili ka mashtruar deputetë e Evropës me një dokumentacion, me një shpifje me ambasadorin serb dhe ambasadorin rus dhe e ka bërë atë rezolutë që gjoja në Shqipëri ka ekzistuar një shtëpi e verdhë. Kjo është një gjykatë e njëanshme, një gjykatë e padrejtë, ku në botë nuk ekziston gjykatë e njëanshme,” tha ai.
Sipas tij, shumë pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë siguruar bileta lirë për në Bazel dhe Shtutgard.

- Reklamë -

“Sipas informacioneve, nga Prishtina nuk besoj që do të ketë autobusë, kanë gjetur bileta lirë nga Tirana dhe Shkupi, kanë gjetur për Bazel edhe Shtutgard kanë marrë bileta shumë lirë, që fati i jonë dhe i qytetarëve që do të udhëtojnë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kanë gjetur bileta për Bazel të Zvicrës kanë gjetur shumë lirë. Është një numër bukur i madh, kryetari i këshillit organizativ atje, ne presim që numri të jetë mbi 5 deri 6 mijë veta, të jenë para Strasburgut atë ditë. Nga Kosova besoj do të kalojë numri mbi 1000 udhëtarë që do të vijnë,” tha Gucati.

Ai tha se disa kompani kanë shtrenjtëuar biletat për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për të udhëtuar drejt protestës.

“Kam dëgjuar nga agjencitë, që kanë shtrenjtuar biletat, kjo është e vërtetë që i kanë shtrenjtuar biletat në Shqipëri se kanë nxjerrë shumë bileta kosovarëve. Më vjen keq që e kanë shfrytëzuar rastin disa kompani të shtrenjtojnë biletat që kanë qenë shumë lirë para disa ditësh, kanë qenë diku 72 euro me shkuar dhe me ardhur për Bazel, tash kam dëgjuar e kanë bërë 120 euro, që më erdh keq nga disa qytetarë që me siguri nuk kanë mundësi me ardhë,” shtoi ai.
Gucati tha se të gjitha hotelet në Strasburg tashmë janë të rezervuara nga shqiptarët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, duke shtuar se shumë prej tyre janë detyruar të rezervojnë në periferi.

“Në Strasburg kemi informacione të sakta, nuk ka vend në hotele, që kanë bërë rezervimin shqiptarët, e kanë bllokuar Strasburgun. Na kanë lajmëruar se më nuk ka vend, tash janë duke u larguar në periferi apo qytete të tjera duke marrë hotele, shqiptarët kanë shkuar deri në Kolmar. Ne nuk kemi besuar që edhe në Holandë do të bëhen mbi 6 mijë protestues, por janë bërë 11 mijë e 500 sipas raportit policor. Ne nuk kemi besuar as për Tiranë, mbi 82 mijë, 47 mijë protestues kanë qenë në Prishtinë atë ditë,” tha Gucati.
Ai theksoi se organizatat e dala nga lufta nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare nga qeveria dhe se të gjitha aktivitetet janë mbështetur nga donatorë.
“Organizatat e dala nga lufta nuk kanë pare, qeveri as një lekë nuk na ka ndihmuar deri më sot. Në Holandë prapë na kanë ndihmuar donatorët,” u shpreh ai.
Me thirrjen për drejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), OVL-UÇK protestuan më 17 tetor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Ndërsa, një protestë është paralajmëruar se do të mbahet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Më 5 nëntor janë bërë pesë vjet prej arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjyqi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nisi më 2023 dhe po shkon drejt përfundimit. Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999/ eo

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Kosova News 14/11/2025 14/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?