Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka votuar sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke i bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peci ka theksuar rëndësinë e votës si mjet për ndryshim dhe përfaqësim demokratik.
“Unë e përmbusha obligimin tim qytetar.
Vota është zëri jonë, forca jonë dhe mënyra për të sjellë ndryshimin që duam.
Dil, voto dhe bëhu pjesë e ndryshimit!”, ka shkruar ai.
Në Mitrovicë, sot po mbahet balotazhi për kryetar komune, ku qytetarët po vendosin për drejtimin e ri të qeverisjes lokale për katër vitet e ardhshme.


