Doktori i Urgjencës në Komunën e Malishevës, Festim Sylejmani, ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në fshatin Golluboc të Malishevës.
Ai ka bërë të ditur se të dyja viktimat janë sjellë pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë. Dy vëllezër, të enjten, u vranë nga dhëndri i tyre, njofton Policia e Kosovës.
Sylejmani ka sqaruar se secila viktimë kishte nga dy plumba në gjoks. Sipas raportit të policisë, dy vëllezërit u dërguan në QMF rreth orës 11:30, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tyre.
I dyshuari, i cili është nga një fshat i Drenasit, është identifikuar nga autoritetet, por ende nuk është arrestuar.
Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarit.
Lexo po ashtu:


