Reparti i dializës në Spitalin e Gjilanit së shpejti do të marrë formë të re.
Kjo pasi është nënshkruar kontrata që parasheh renovimin e objektit ekzistues të dializës dhe ndërtimin e aneksit në këtë repart.
Kontrata do te zgjasë një vit, teksa është përzgjedhur ofertuesi me çmimin më të ulët për kryerjen e punimeve.
Prokurimi pranoi vetëm një tender në thirrjen e publikuar në shtator të këtij viti.
Përfituese e kontratës është kompania “Ego Elsa”, teksa vlera e kontratës është 494 mijë e 457 euro e 72 centë.
Sipas organit të Prokurimit, kontrata e dhënë nuk ka mundësi të nënkontraktohet.



