KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Thaçi paralajmëron se do ankohet në Kushtetuese pasi Apeli ia rrëzoi kërkesën për veçim të procedurës dhe shtyrjen e gjykimit ndaj tij
Siguri

Thaçi paralajmëron se do ankohet në Kushtetuese pasi Apeli ia rrëzoi kërkesën për veçim të procedurës dhe shtyrjen e gjykimit ndaj tij

Kosova News
Kosova News 11:47 -06/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-presidenti Hashim Thaçi i përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon, ka njoftuar se do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, pasi Apeli ia rrëzoi mocionet lidhur me veçim të procedurës dhe kundërshtimin e vendimit për konfirmim të aktakuzës ndaj tij, duke thënë se nuk është në përputhje me juridiksionin e DHSK-së.

Për këto dy ankesa, Apeli kishte marrë vendim më 28 tetor 2025. Ndërsa, tani mbrojtja thotë se do të ushtrojë të drejtën për t’iu referuar Kushtetueses për shkelje të të drejtave të Thaçit të cilat sipas tyre nuk u zgjidhën nga vendimi i Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Si rrjedhojë, mbrojtja thotë se kërkon një vendim përfundimtar për këto çështje të ngritura nga ana e tyre përpara se dosja gjyqësore t’i kalojë trupit gjykues.
Ndryshe, mbrojtja kishte argumentuar se duhej veçuar procedura ndaj Thaçit dhe të shtyhet gjykimi deri sa të merret vendimi në rastin për krime lufte, me arsyetimin se ka rrezik që gjykimet paralele të çojnë në konstatime të ndryshme faktike, duke cenuar prezumimin e pafajësisë dhe sigurinë juridike.

Gjithashtu, mbrojtja pretendoi se parimi “res judicata” zbatohet në raport me çështjen e mëparshme për pengim të drejtësisë.

Mbrojtja kundërshtoi gjithashtu caktimin e gjyqtares Marjorie Masselot si gjyqtare e procedurës hetimore dhe paraprake, duke pretenduar shkelje të nenit 33 të Ligjit për DHSK-në.

Pretendimi për Masselot, sipas Apelit nuk lidhet me juridiksionin sipas rregullave përkatëse Rregulla 97 (1) (a). Sipas Apelit, kjo çështje është jashtë kompetencës së tyre dhe rrjedhimisht ishte hedhur poshtë.

Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DHSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DHSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Kosova News 06/11/2025 06/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro
17:43 -16/07/2026
MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?