KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga Presidenca i reagojnë Isa Mustafës: Më mirë të jesh “tradhtare” e marrëveshjeve të pista, sesa simbol i politikës së nënshtrimit
Politikë

Nga Presidenca i reagojnë Isa Mustafës: Më mirë të jesh “tradhtare” e marrëveshjeve të pista, sesa simbol i politikës së nënshtrimit

Kosova News
Kosova News 10:13 -06/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Stafit të Kabinetit të Presidencës, Learta Hollaj i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa i cili e ka vlerësuar si tradhti deklaratat e presidentes Vjosa Osmani që i dha në një konferencë për media teksa tregoi se kishte mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër.

Hollaj ka thënë se kur Isa Mustafa për “tradhti”, kujtesa kolektive e qytetarëve kthehet tek marrëveshjet e errëta të vitit 2014, tek pazaret e pushtetit që u bënë pas shpine dhe në kundërshtim me vullnetin e votuesve e tek marrëveshjet e dëmshme me Serbinë cilat në çdo dispozitë përmbanin shkelje kushtetuese.

“Ofendimet e sulmet e Isa Mustafës ndaj Presidentes së Republikës janë një shpërthim i hidhur i një njeriu të cilit, fatmirësisht për vendin, i ka perënduar koha në politikë, por që nuk po gjen dot qetësi për ta pranuar këtë realitet. Në vend që të heshtë dhe të reflektojë për dështimet e veta politike çmimin e të cilave akoma e paguan Kosova, për mënyrën se si e zhbëri besimin e qytetarëve dhe e ktheu partinë e tij në një hije të vetvetes, ai zgjedh të sulmojë një lidere që në çdo hap e ka mbrojtur demokracinë, sovranitetin dhe dinjitetin e Kosovës. Kur flet Isa Mustafa për “tradhti”, kujtesa kolektive e qytetarëve kthehet tek marrëveshjet e errëta të vitit 2014, tek pazaret e pushtetit që u bënë pas shpine dhe në kundërshtim me vullnetin e votuesve e tek marrëveshjet e dëmshme me Serbinë cilat në çdo dispozitë përmbanin shkelje kushtetuese. Pikërisht atëherë, kur Presidentja ishte deputete me integritet dhe guxim politik, refuzoi të bëhej pjesë e një tradhtie të vërtetë ndaj parimeve demokratike, ndaj për këtë sot, Isa Mustafa e akuzon për “tradhti”. Por në fakt, ajo ishte besnikëri ndaj Kosovës, ndaj qytetarëve dhe ndaj ndërgjegjes dhe të drejtës”, ka shkruar ajo.

Më tej në reagim ka thënë se më mirë të jesh “tradhtare” e marrëveshjeve të pista që e kanë dëmtuar vendin, sesa simbol i politikës së nënshtrimit”.

- Reklamë -

“Nuk është tradhti të mos u bindesh verbërisht liderëve si Mustafa që devijojnë nga parimet dhe shkelin interesat e Kosovës. Është akt guximi. Është thelbi i demokracisë që Presidentja Osmani e mbron me konsistencë. Deputeti nuk është robot i komanduar, por përfaqësues i popullit, i ndërgjegjes dhe i ligjit. Këtë e sanksionon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e jo ndonjë “rregull” i politkbërjes joparimore që Isa Mustafa do ta rikthejë për ta kontrolluar politikën si dikur. Në fund, më mirë të jesh “tradhtare” e marrëveshjeve të pista që e kanë dëmtuar vendin, sesa simbol i politikës së nënshtrimit, heshtjes dhe humbjeve. Koha e burrave që mendojnë se populli u detyrohet atyre ka perënduar. Sot flasin veprat, besimi qytetar dhe vlerat që përfaqëson Presidentja e vendit. Këto janë shumëfish më të fuqishme se mllefi i një ish-politikani që e ka humbur rrugën në mes historisë dhe harresës”, ka shkruar ajo,
Në një intervistë për Gazetën Express, Isa Mustafa tha se “E dëgjova dhe më la përshtypje! Mendova, si munden njerëzit që tradhtitë e tyre ndaj partisë që i ka ngritur dhe i ka bërë deputet të mundohen ti shesin si vlera demokratike për të tjerët. Ajo thjesht tha, unë e kam tradhtuar partinë time, i kam tradhtuar njerëzit që më kanë përkrahur dhe më kanë besuar. Kështu jam bërë presidente. Veproni edhe ju kështu dhe do të vlerësoheni dhe avancoheni nga VV-ja. Thjeshtë tregoi dhe predikoi që tradhtitë dhe mosdëgjueshmëritë brenda subjekte tjera të shërbejnë si kritere
mbizotëruese për nominim të kandidatit të dytë për kryeministër. Ky ishte niveli i mjerë i Presidentes”.
Ish-kryeministri dhe ish-kreu i LDK-së tutje është shprehur se mbase nuk do t’ia zinte për të madhe Osmanit një deklaratë të tillë, nëse Qeveria Kurti që u formua mbi një “tradhti” të tillë,  o t’i kishte shërbyer Kosovës për të mirë.

“Ndoshta s’do të ia kisha parë për të madhe, nëse “qeveria e shpresës” e cila zuri fill mbi këto sjellje t’i kishte shërbyer Kosovës për të mirë. Në të kundërtën, e katandisën vendin, e vunë nën sanksione ndërkombëtare, e shkelën Kushtetutën shumë herë, bllokuan shtyllën e drejtësisë dhe ushqyen korrupsionin”, ka thënë Mustafa

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 06/11/2025 06/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?