Qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga Dritan Abazoviq neswr (e premte) do të përballet me votën e mosbesimit.
Nisma për thirrjen e mocionit është e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, mbështetur nga pesë parti tjera.
Janë 36 nënshkrime të mbledhura deri më tani nga deputetët për thirrjen e kësaj seance, derisa duhen edhe pesë të tjera.
Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill, derisa mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai është thirru pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.
Qeveria e Dritan Abazoviqit në Mal të Zi ka mbetur pa mbështetjen e një pjese të shumicës qeverisëse, ka lindur pyetja nëse do t’i votohet mosbesimi apo do të mbijetojë politikisht, duke siguruar mbështetjen e partive opozitare: Frontit Demokratik pro-rus (DF) dhe Demokratëve.
Këto parti, së bashku me Lëvizjen URA të Abazoviqit, kanë qenë në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2020, por, pas një viti e gjysmë, për shkak të mospajtimeve politike, atyre u është votuar mosbesimi – pikërisht me votat e URA-s, dhe udhëheqësi i Demokratëve, Aleksa Beçiq, është shkarkuar nga posti i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi.


