KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Irani rikthen programin bërthamor, Pezeshkian: Shkatërrimi i ndërtesave nuk është problem për ne
Botë

Irani rikthen programin bërthamor, Pezeshkian: Shkatërrimi i ndërtesave nuk është problem për ne

Kosova News
Kosova News 14:39 -03/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Irani nuk heq dorë nga qëllimet e tij për pasurimin e uraniumit dhe kalimin drejt krijimit të një arme bërthamore. Presidenti i Iranit, gjatë një vizite në Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit, bëri me dije se qëllimi i pasurimit të uraniumit bëhet për qëllime humane dhe se nuk do të arrijë në krijimin e një arme bërthamore.

Zyrtari i lartë iranian paralajmëroi edhe Shtetet e Bashkuara se nuk do të zgjidhë asgjë duke bombarduar site të ndryshme industrial, shkruan A2.

Teherani do të rindërtojë objektet e tij bërthamore “me forcë më të madhe”. Kështu ka bërë me dije Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, për mediat shtetërore, duke shtuar se vendi nuk kërkon armë bërthamore por ndërton vetëm për qëllime paqësore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme të reja ndaj objekteve bërthamore të Iranit nëse Teherani përpiqet të rifillojë objektet që Shtetet e Bashkuara bombarduan në qershor.

Pezeshkian i bëri komentet e tij gjatë një vizite në Organizatën e Energjisë Atomike të vendit, gjatë së cilës u takua me menaxherë të lartë nga industria bërthamore e Iranit.

“Shkatërrimi i ndërtesave dhe fabrikave nuk do të krijojë problem për ne, ne do t’i rindërtojmë dhe me forcë më të madhe”, tha presidenti iranian për mediat shtetërore.

“Pikëpamja që vendet perëndimore po përpiqen të përhapin në të gjithë botën është se ne shkuam drejt armëve bërthamore për të bërë një bombë, ndërsa Udhëheqësi Suprem njoftoi dhe lëshoi një fetva se nuk mund të shkojmë drejt një bombe. Gjithmonë e kam thënë këtë – Nëse mbështetemi te truri dhe shkencëtarët tanë, ata nuk mund ta heqin temën e industrisë bërthamore thjesht duke shkatërruar një ose dy (gjëra)”, tha Masoud Pezeshkian, President i Iranit.

Në qershor, SHBA-të nisën sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane që Uashingtoni thotë se ishin pjesë e një programi të orientuar drejt zhvillimit të armëve bërthamore. Teherani pohon se programi i tij bërthamor është thjesht për qëllime civile. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme të reja ndaj centraleve bërthamore të Iranit nëse Teherani përpiqet të rifillojë objektet që Shtetet e Bashkuara bombarduan në qershor.

“E gjitha kjo ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të popullit, të sëmundjeve, të shëndetit të popullit”, tha Pezeshkian duke iu referuar aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Gjithashtu lexoni:

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Kosova News 03/11/2025 03/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë
17:56 -11/07/2026
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
17:45 -11/07/2026
Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?