KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore
Botë

Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore

Kosova News
Kosova News 14:33 -03/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia ka prezantuar nëndetësen e saj të re bërthamore, të përshkruar si të aftë për të mbajtur një armë për “Ditën e Gjykimit” që mund të shkaktojë një valë radioaktive shkatërruese për mbarë botën.

Nëndetësja, e cila u vonua pesë vjet për shkak të arsyeve të pashpjeguara, u lëshua në Severodvinsk, në veri të largët të Rusisë, në prani të ministrit të Mbrojtjes Andrei Belousov. Gjigantja “Khabarovsk”, që përforcon kërcënimet e Putinit për një Luftë të Tretë Botërore, plotëson të gjitha kushtet për të lëshuar dronin bërthamor Poseidon drejt brigjeve perëndimore.

“Kryqëzori i rëndë me energji bërthamore ‘Khabarovsk’ po lëshohet nga kantieri i njohur ‘Sevmash’. Duke mbartur armë nënujore dhe sisteme robotike, ajo do të na mundësojë të sigurojmë me sukses kufijtë detarë të Rusisë dhe të mbrojmë interesat kombëtare në zona të ndryshme të oqeaneve të botës”, tha Belousov.

“Khabarovsk” tani do t’i nënshtrohet provave në det, ndërsa reaktori bërthamor dhe specifikimet teknike të tjera mbeten të klasifikuara si sekrete shtetërore. Putin deklaroi javën e kaluar se droni Poseidon, i cili mund të mbajë një kokë bërthamore, është testuar sakaq me sukses.

Poseidoni, që do të transportohet nga “Khabarovsk”, thuhet se është 20 metra i gjatë dhe gati 2 metra i gjerë, me peshë 100 ton. Ai është në gjendje të përshkojë deri në 6,200 milje, me shpejtësi 185 km/orë në thellësi të detit.

Nëndetësja e veçantë “Khabarovsk” është projektuar për të mbajtur deri në 12 torpedo vdekjeprurëse të këtij lloji të ri, secila e pajisur me reaktor bërthamor.

“Fuqia e Poseidonit e tejkalon atë të raketës sonë më të avancuar ndërkontinentale, Sarmat (e njohur edhe si Satan-2).  Nuk ekziston asgjë e ngjashme në botë. Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar atë”, tha Putin duke paralajmëruar Perëndimin.

Propaganda ruse ka pretenduar shpesh se Poseidoni, i lëshuar nga nëndetësja “Khabarovsk”, mund të mbysë shtete si Britania nën valë radioaktive.

Nuk është bërë publik kostoja e nëndetëses, por me peshë 10,000 ton, ajo vlerësohet të ketë kushtuar mbi 1 miliard paund. Ndërtimi i saj nisi që në vitin 2014, shumë përpara se Putin ta shpallte zyrtarisht, në vitin 2018.

Lançimi i “Khabarovsk” u bë të shtunën, edhe pse ishte planifikuar fillimisht për qershor 2020. Fotot e publikuara nga ceremonia e inaugurimit treguan pjesën e pasme të nëndetëses. Belousov tha se ky është një moment historik për marinën ruse dhe se ajo do të forcojë sigurinë detare të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Kosova News 03/11/2025 03/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë
17:56 -11/07/2026
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
17:45 -11/07/2026
Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?