KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama për takimin Nano-Millosheviq: S’ishte tradhti, kur të dalë e vërteta do kuptohet patriotizmi i tij
Rajon

Rama për takimin Nano-Millosheviq: S’ishte tradhti, kur të dalë e vërteta do kuptohet patriotizmi i tij

Kosova News
Kosova News 13:40 -02/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar figurën dhe rolin historik të ish-kryeministrit Fatos Nano, gjatë ceremonisë përkujtimore të mbajtur në Tiranë. Në fjalimin e tij, Rama tha se jeta dhe veprimtaria e Nanos përbëjnë një kapitull të pazëvendësueshëm në historinë e Partisë Socialiste dhe të Shqipërisë demokratike.

“Ishte ai dyzim edhe natyrës së tij aspak sistematike, i kombinuar me burgosjen absurde, që u bë fati i PS dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshëm, duke i dhënë një frymëmarrje të re,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se lidershipi i Nanos ishte më shumë frymë sesa strukturë politike, duke e cilësuar atë si figurë vizionare që i dha jetë dhe identitet të veçantë Partisë Socialiste pas viteve ’90.

“Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos në atë që u bë më pas Partia Socialiste… Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto – për mua mbetet pamja më domethënëse – fill pas daljes nga burgu. Ai, i sapodali nga burgu, me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e rrallë politike”, tha Rama.

Rama kujtoi edhe periudhat më të vështira të jetës politike të Nanos, duke theksuar se pavarësisht kritikave dhe goditjeve, ai mbeti një figurë që mishëroi krenarinë dhe qëndrueshmërinë e Partisë Socialiste.

“PS nuk lëvizi asnjë moment, e bëri PS krenare për qenien e saj, promotore e interesave madhore të kombit. Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin po ata që e ngritën dhe e ulën tradhtar për takimin me Millosheviqin, dhe për plot të tjera që nuk ia vlen t’i kujtojmë”, u shpreh kryeministri.

Në lidhje me takimin e shumëpërfolur të Fatos Nanos me ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviq, Rama tha se historia do të tregojë se ai veprim ishte i motivuar nga ndjenja atdhetare, jo nga tradhti.

“E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradit. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë askush nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit”, tha Rama.

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova News 02/11/2025 02/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim
11:03 -22/07/2026
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës
10:47 -22/07/2026
​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje
10:30 -22/07/2026
Aksion i madh i policisë në Prizren dhe Suharekë, kontrolle në autoparkime
10:07 -22/07/2026
Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
10:02 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?