KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Një aleate e palëkundur e Kosovës” – Mehaj uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës
Politikë

“Një aleate e palëkundur e Kosovës” – Mehaj uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës

Kosova News
Kosova News 12:04 -30/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e 102-vjetorit të Ditës Shtetërore, duke theksuar marrëdhëniet e forta miqësore dhe bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Mehaj i ka përcjellë urime të sinqerta Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dhe popullit turk, duke vlerësuar rrugëtimin një shekullor të këtij shteti drejt zhvillimit dhe forcimit të institucioneve moderne.

“Një shekull jetë i Republikës së Turqisë ka qenë i mbushur me sfida, por mbi të gjitha një rrugëtim i qëndrueshëm drejt realizimit të aspiratave kombëtare, zhvillimit dhe forcimit të shtetit modern turk”, ka shkruar Mehaj.

Ai e ka cilësuar Turqinë si një “aleate të palëkundur” të Kosovës, jo vetëm në procesin e shtetndërtimit dhe forcimit të sovranitetit, por edhe në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës.

“Turqia ka qenë përherë pranë nesh, qoftë me dronët Bayraktar, kur pak kush besonte se do t’i arrinim, apo me sistemet OMTAS, të cilat i kemi blerë nga Turqia për të siguruar kufirin e vendit në kohë kur kishim vonesa nga aleatët tjerë”, ka theksuar Mehaj.

Ai ka kujtuar gjithashtu ndihmën që Kosova i ofroi Turqisë pas tërmetit shkatërrues, duke theksuar reagimin e menjëhershëm të njësive të kërkim-shpëtimit kosovare “si një aleat i vërtetë që i del në ndihmë mikut në nevojë”.

Në fund, Mehaj ka uruar popullin turk për këtë ditë të shënuar, duke falënderuar për “miqësinë, përkrahjen dhe partneritetin e qëndrueshëm” midis dy vendeve.

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Kosova News 30/10/2025 30/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?