KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja “obligohet” me ligj: S’ka kufij të rinj në Ballkan, Kosova e Serbia të merren vesh për njohje reciproke
Politikë

SHBA-ja “obligohet” me ligj: S’ka kufij të rinj në Ballkan, Kosova e Serbia të merren vesh për njohje reciproke

Kosova News
Kosova News 11:44 -30/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” kalon në Kongresin dhe Senatin amerikan, në të gjitha komisionet përkatëse dhe në fund merr edhe miratimin e presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara do të miratojnë një ligj që i detyron që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë shkëmbimin e territoreve, ndarjen, apo çdo formë tjetër të rishikimit të kufijve mbi baza etnike mes Kosovës dhe Serbisë, apo kudo tjetër në Ballkanin Perëndimor – përfshirë, për shembull, shkëputjen e Republikës Sërpska.

Kjo përcaktohet në Nenin 11 të këtij akti, të titulluar “Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Në këtë pjesë, e parafundit e projektligjit që kongresisti demokrat nga Masaçusetsi, William Keating, ia paraqiti javën e kaluar Kongresit, theksohet se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është përcaktuar më 27 shkurt 2023, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, raporton media e pavarur serbe “Nova”, transmeton Klankosova.tv.

“Politika e re” e Uashingtonit

Kjo marrëveshje, e njohur publikisht si “Marrëveshja e Ohrit”, shkaktoi shumë polemika – jo për përmbajtjen e saj, por sepse presidenti i Serbisë, kryenegociatori në këtë rast, kishte deklaruar se “nuk ka nënshkruar asgjë”. Siç kishin theksuar ekspertët, marrëveshja është e vlefshme për BE-në dhe SHBA-në edhe pa nënshkrimin formal.

Në projektligj theksohet se Kosova dhe Serbia duhet të “bëjnë përparim të menjëhershëm në zbatimin” e marrëveshjes. Kur kjo të ndodhë, akti propozon zhvillimin e bisedimeve dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë, nisma konkrete për forcimin e tregtisë dhe investimeve “në të dyja vendet” dhe vazhdimin e mbështetjes amerikane për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse bazuar në njohjen reciproke.

Pjesa që ndalon “vizatimin e kufijve” në Ballkanin Perëndimor fillon me deklaratën:

“Politika e qeverisë së Shteteve të Bashkuara është të mos zbatojë asnjë politikë që mbështet shkëmbimin e territoreve, ndarjen apo çdo formë tjetër të rishikimit të kufijve mbi baza etnike në Ballkanin Perëndimor si mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis shteteve të rajonit”.

Në vijim thuhet se autoritetet amerikane, përkundrazi, do të mbështesin demokracitë në këto vende, si mënyrë për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike që dikur kanë karakterizuar rajonin.

“Çka thotë Seksioni 11, që flet specifikisht për “Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë”

(a) Ndjenja e Kongresit

Është ndjenja e Kongresit që:

(1) Marrëveshja mbi Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u miratua nga Kosova dhe Serbia më 27 shkurt 2023, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, është një hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit midis dy vendeve;

(2) Serbia dhe Kosova duhet të kërkojnë të bëjnë përparim të menjëhershëm në Aneksin e Zbatimit të marrëveshjes së përmendur në paragrafin (1);

(3) Sapo të jetë bërë përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin në konsideratë avancimin e iniciativave për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe me të dy vendet, të cilat mund të përfshijnë:

(A) Vendosjen e dialogëve strategjikë dypalësh me Kosovën dhe Serbinë; dhe

(B) Avancimin e iniciativave konkrete për të thelluar tregtinë dhe investimet me të dy vendet; dhe

(4) Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë bazuar në njohjen reciproke.

(b) Deklaratë politike – Është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që:

(1) Nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor si një mjet për të arbitruar mosmarrëveshjet midis shteteve kombëtare në rajon; dhe

(2) Duhet të mbështesë demokracitë pluraliste në vendet e Ballkanit Perëndimor si një mjet për të parandaluar një kthim të konfliktit etnik që dikur karakterizonte rajonin”.

Hetimi për spiunët rusë dhe kinezë

Pjesa e fundit e projektligjit i kushtohet ekskluzivisht ndikimit të dëmshëm rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor, përfshirë operacionet dhe fushatat me këtë qëllim. Ajo nis me kërkesën që, brenda një periudhe jo më të gjatë se gjashtë muaj (180 ditë), Sekretari i Shtetit, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare (DNI) dhe drejtues të tjerë të agjencive shtetërore t’i dorëzojnë Kongresit një raport mbi ndikimet e dëmshme të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Hetimi përfshin veprimet që synojnë minimin e institucioneve demokratike, nxitjen e paqëndrueshmërisë politike dhe cenimin e interesave të SHBA-së dhe NATO-s në rajon. Projektligji më pas përshkruan në detaje se si duhet të duket raporti dhe se ai duhet të përfshijë elementët e mëposhtëm: një vlerësim të qëllimeve të Rusisë dhe Kinës në aspektin e ndikimeve dashakeqe, aktivitetet e Departamentit të Shtetit për t’iu kundërvënë këtyre ndikimeve, si dhe një listë që identifikon çdo rrjet, entitet dhe individ që mbështet fushata keqdashëse, si financiarisht ashtu edhe operativisht, që kufizojnë lirinë e fjalës dhe krijojnë pengesa për aksesin në proceset demokratike, duke përfshirë votimin e lirë në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në të njëjtën kohë, kërkohet gjithashtu një hetim se si këto entitete dhe individë i zbatojnë taktikat e tyre, çfarë kanë bërë deri më tani në këtë drejtim, ku i kanë zbatuar ato dhe cilat janë kapacitetet e shteteve individuale për t’iu kundërvënë këtyre fushatave. Raporte të tilla do të arkivohen si “konfidenciale”.

Në fokus ekonomia dhe demokracia

Këto dy nene e mbyllin Aktin, i cili në pjesën më të madhe fokusohet në mënyrat për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, përfshirë nxitjen e të rinjve, shkëmbimet kulturore dhe sigurinë kibernetike.

Në dokument konstatohet se korrupsioni, përfshirë korrupsionin e lartë politik, varfëria, emigrimi i të rinjve, fushatat e lajmeve të rreme dhe dobësia e infrastrukturës teknologjike janë sfida të rënda për rajonin. Gjithashtu përmendet varësia nga energjia ruse, si dhe parregullsitë zgjedhore të dhjetorit 2023 në Serbi, të cilat ishin evidentuar nga administrata e Bidenit.

Për këtë arsye, projektligji kërkon nga SHBA-ja që: të inkurajojë rritjen e tregtisë dhe investimeve SHBA – Ballkan Perëndimor; të zgjerojë ndihmën për integrimin rajonal dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë në sipërmarrjen e grave dhe të rinjve; të punojë me aleatët dhe partnerët për përmirësimin e sundimit të ligjit, diversifikimin energjetik dhe reformat demokratike, dhe të ndihmojë në uljen e varfërisë në rajon.

Një pjesë e veçantë e aktit trajton politikën energjetike, diversifikimin e burimeve, uljen e varësisë nga energjia ruse dhe kalimin drejt energjisë së gjelbër

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Kosova News 30/10/2025 30/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?