Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte mysafir i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në darkën solemne të organizuar në Pallatin presidencial Élysée, me rastin e edicionit të 10-të të Forumit të Paqes në Paris.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë ngjarje është një mundësi të rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet me liderë botërorë dhe për të promovuar vizionin e Kosovës për paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Darkat e këtij niveli në Pallatin Élysée janë ngjarje me rëndësi të madhe diplomatike, ku marrin pjesë përfaqësues të shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe figurave të njohura të politikës e diplomacisë botërore.


