KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » E konfirmon Themelorja: Sveçla, Pacolli dhe Zyba do të dërgohen me forcë në Gjykatë – Urdhëresën do ta ekzekutojë Policia e Kosovës
Siguri

E konfirmon Themelorja: Sveçla, Pacolli dhe Zyba do të dërgohen me forcë në Gjykatë – Urdhëresën do ta ekzekutojë Policia e Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:35 -29/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe deputetëve Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba, pasi këta të fundit munguan pa arsyetim në seancën gjyqësore të datës 16 shtator 2025.

Lajmi është konfirmuar nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka bërë të ditur se procedura penale ndaj të pandehurve po zhvillohet në Departamentin e Përgjithshëm Penal, lidhur me akuzat për veprat penale:

  • “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas nenit 375, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe
  • “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” sipas nenit 409 të po të njëjtit kod.

Sipas vendimit të gjykatës, gjyqtari i çështjes ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale për sigurimin e prezencës së të pandehurve në seancën e ardhshme.

“Referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, është duke u zhvilluar procedura penale kundër të pandehurve, D.M., XH.S., S.Z., dhe F.P.D, për shkak që secili veç e veç kanë kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 paragrafi 1 dhe veprës penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyres zyrtare nga neni 409 paragrafi të KPRK-së. Gjyqtari i kësaj çështje penale, për shkak se të pandehurit F.P.D, S.Z., dhe XH.S kishin munguar në seancën e datës 16.09.2025 dhe mungesën e tyre nuk e kishin arsyetuar, ka vendosur jashtë seancës dhe ka lëshuar Urdhëresë për sjellje me detyrim kundër të pandehurve F.P.D, S.Z., dhe XH.S. Gjykata ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura dhe ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të ndërmarr veprimet e mëtejme procedurale për të siguruar prezencën e të pandehurve në seancën e radhës. Urdhëresën do ta ekzekutoj Policia e Kosovës.”, tha Gashi.

Rasti lidhet me ngjarjen e njohur të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, për të cilën zyrtarët e Vetëvendosjes akuzohen se kanë përdorur mjete të rrezikshme dhe kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës.

Gjithashtu lexoni:

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit

Kosova News 29/10/2025 29/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?