KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kjo është kompania e parë në botë që kalon vlerën prej 5 trilionë dollarësh
Botë

Kjo është kompania e parë në botë që kalon vlerën prej 5 trilionë dollarësh

Kosova News
Kosova News 16:06 -29/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nvidia ka hyrë në histori si kompania e parë në botë që arrin një vlerë tregu prej 5 trilionë dollarësh, duke kapërcyer çdo rekord të mëparshëm në bursën globale.

Kërkesa e jashtëzakonshme për çipet e inteligjencës artificiale (AI) të kompanisë ka çuar vlerën e saj në nivele të papara më parë, shkruan A2 CNN. Ky moment historik u arrit të mërkurën në hapje të tregjeve, vetëm tre muaj pasi Nvidia kishte kaluar pragun e 4 trilionë dollarëve. Për ta kuptuar më qartë ritmin e rritjes: kompanisë i janë dashur vetëm 13 muaj për të kaluar nga 3 në 4 trilionë dollarë.

Aksionet e Nvidia-s (NVDA) u rritën me 3% në hapje të tregut, ndërsa gjatë vitit 2025 janë rritur me rreth 50%. Prej disa vitesh, kompania ka qenë ndër më të suksesshmet në indeksin S&P 500, falë bumit të investimeve në teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Rritjen e çmimit të aksioneve të mërkurën e nxitën edhe pritshmëritë për një takim mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping, që mund të hapte tregun kinez për çipet e nivelit të lartë të Nvidia-s. Një ditë më parë, CEO i kompanisë, Jensen Huang, gjatë fjalimit të tij në konferencën “GTC AI” në Uashington, shpalosi vizionin e tij për një të ardhme ku çipet e Nvidia-s do të përdoren në çdo fushë, nga kullat e telefonisë celulare deri te makinat me autopilot.

Në të njëjtën kohë, një tjetër gjigant teknologjik, Apple, ka kaluar kufirin e 4 trilionë dollarëve, duke dëshmuar se iPhone mbetet ende një magnet për konsumatorët dhe investitorët, pavarësisht se kompania ka mbetur pas në garën për inteligjencën artificiale.

Së fundmi, Nvidia dhe OpenAI kanë njoftuar një marrëveshje gjigante bashkëpunimi: OpenAI do të blejë çipa me vlerë miliarda dollarë, ndërsa Nvidia do të investojë 100 miliardë dollarë në kompaninë e ChatGPT-së, me pagesa që do të shpërndahen me kalimin e kohës. Për më tepër, Nvidia ka njoftuar një investim prej 5 miliardë dollarësh në Intel, i cili po përballet me vështirësi financiare.

Megjithatë, disa analistë paralajmërojnë se ky “rreth investimesh të ndërsjella”, së bashku me ritmet e frikshme të rritjes së industrisë dhe paqartësinë mbi kthimin real të investimeve në AI, mund të krijojnë një flluskë financiare që rrezikon të shpërthejë.

Sipas drejtuesve të kompanisë, gjatë shpalljes së rezultateve të tremujorit të fundit, Nvidia pret të përfitojë nga deri në 4 trilionë dollarë investime në infrastrukturën e AI deri në fund të dekadës. Vetëm në tremujorin e fundit, kompania ka realizuar gati 26 miliardë dollarë fitim neto, një shifër që e vendos në majën e botës së teknologjisë. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Kosova News 29/10/2025 29/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?