KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Supremja hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla, MASHTI është kompetente për rregullat e uniformës
Siguri

Supremja hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla, MASHTI është kompetente për rregullat e uniformës

Kosova News
Kosova News 14:45 -29/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar padinë e Rrjetit të Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” kundër Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit MASHTI për mbulesën në shkolla, duke konfirmuar njëherësh kompetencën e MASHTI-t për rregullat e uniformës.

Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” ka kërkuar që të shpallet i paligjshëm dhe të shfuqizohet neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13 i Udhëzimit Administrativ nr.06/2014, që është një akt administrativ i përgjithshëm, duke thënë se nuk mund të ndalohet ushtrimi i të drejtave dhe lirive kushtetuese të vajzave që mbajnë mbulesën islame.

E njëjta ka theksuar se me neni 55.1 të Kushtetutës, saktësohet qartë se “të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj”, duke shtuar se në katër vjetët e fundit kanë pranuar ankesa të shumta nga vajzat që janë përjashtuar nga shkollat publike për shkak të bartjes së shamisë.

Gjykata Supreme e Kosovës ka shqyrtuar me kujdes bazën ligjore të aktit nënligjor normativ të kontestuar dhe ka vlerësuar se dispozita nga neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13, gjen mbështetje në Ligjin nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar dhe në Ligjin nr. 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

Nga këto dispozita rezulton se MASHTI ka autorizim të qartë ligjor për të përcaktuar rregulla për sjelljen e nxënësve, përfshirë edhe rregullat për veshjen – uniformën dhe se akti nënligjor është në përputhje me autorizimin e shprehur ligjor të dhënë nga ligjvënësi.

“Përcaktimi sikurse në aktin e kontestuar, me të cilin ndalohet bartja e uniformës fetare në shkolla, gjen mbështetje në një akt më të lartë ligjor për nga fuqia hierarkike, andaj si i tillë nuk mund të shfuqizohet”, ka bërë të ditur Gjykata Supreme.

Gjykata Supreme çmon se rregullat e miratuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të cilat ndalojnë bartjen e çdo veshjeje tjetër përveç uniformës shkollore, janë në përputhje me ligjin dhe me kompetencën e deleguar ligjore, dhe si të tilla nuk përbëjnë tejkalim të autorizimeve të dhëna nga ligjdhënësi./kp

Gjithashtu lexoni:

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar

Kroacia planifikon të rrisë numrin e ushtarëve në KFOR

Ndalohet një kosovar, që po transportonte dru, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin

Bastisje në Kaçanik: Sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro

Dogana sekuestron shuma të konsiderushme të parave dhe mallra

Kosova News 29/10/2025 29/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?