KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kroacia mban në paraburgim ish-zyrtaren e misioneve në Kosovë që u kap duke spiunuar te Lista Serbe
Rajon

Kroacia mban në paraburgim ish-zyrtaren e misioneve në Kosovë që u kap duke spiunuar te Lista Serbe

Kosova News
Kosova News 14:35 -29/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Qarkut në Split ka refuzuar kërkesën për lirimin nga paraburgimi të Ana Murganiq, ish-punonjëse e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, e cila po hetohet për përfshirje në një aferë spiunazhi që ka tronditur Ministrinë Kroate të Mbrojtjes (MORH).

Sipas mediumit kroat 24sata.hr, gjykata rrëzoi kërkesën e mbrojtjes me arsyetimin se ekziston rrezik arratisjeje. Ndërkohë, partneri i saj, ish-pjesëtar i kontingjentit kroat në misionin KFOR në Kosovë, është liruar nga paraburgimi, transmeton lajmi.net.

Hetimet kanë zbuluar se gjatë kontrollit të telefonave të tyre është gjetur komunikim komprometues, që dyshohet se dëshmon për transmetim të informacioneve të ndjeshme ushtarake drejt përfaqësuesve politikë serbë.

Sipas të dhënave të para, A.M. dyshohet se ka marrë nga partneri i saj informacione për lëvizjet dhe planet e trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat më pas i ka përcjellë tek strukturat e “Listës Serbe”, partia kryesore e serbëve në Kosovë që mban lidhje të ngushta me Beogradin.

Hetuesit kanë identifikuar të paktën katër raste të rrjedhjes së informacioneve sekrete, përfshirë ato që lidhen me tensionet në Zubin Potok dhe arrestimin e ish-policit kosovar Dejan Pantiq në dhjetor të vitit 2022.

Burime pranë hetimit kanë bërë të ditur se Murganiq më parë ka punuar në misionet EULEX dhe UNMIK, ku kishte krijuar kontakte me zyrtarë gjyqësorë dhe figura politike serbe.

Ajo do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të fazës hetimore, ndërsa autoritetet kroate nuk përjashtojnë zgjerimin e hetimeve ndaj personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rrjetin e dyshuar të spiunazhit.

Gjithashtu lexoni:

Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Kosova News 29/10/2025 29/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?