KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Shpërndaja fletushka”, presidentja Osmani rrëfen angazhimet e saj të para dhe si e nisi punën në UN
Politikë

“Shpërndaja fletushka”, presidentja Osmani rrëfen angazhimet e saj të para dhe si e nisi punën në UN

Kosova News
Kosova News 14:32 -28/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një rrëfim në podcastin “3GO- Trego” ka folur për jetën dhe fillimet e saj profesionale.

Presidentja ka treguar se si nisi angazhimin e saj që në moshën 10-vjeçare në kohën e zgjedhjeve presidenciale në vitet e 90-ta, duke shpërndara fletushka për të informuar popullin, gjersa po ashtu ka treguar për ndjenjën e jashtëzakonshme që ka përjetuar duke ndihmuar familjen pas periudhës së luftës.

“Nëse flasim për angazhim, babi jem ka qenë i angazhuar në politikë në vitet e 90-ta… Më kujtohet kur janë mbajtur zgjedhjet e para presidenciale. Ka qenë situatë e tensionuar, por doja me ndihmu diqysh, as 10 vjet atëherë. Donim me u siguru që njerëzit janë të informuar që munden me votu… Dilja nëpër shtëpia dhe shpërndaja fletushka…dhe si fmi me u angazhu për një kauzë që atë kohë ka qenë tepër e rëndësishme për popullin tonë të krijon vetëdije të lartë…

Pastaj, si punë me angazhim të plotë në vitin ’99 menjëherë pas luftës… edhe unë dilja çdo ditë prisja në radhë për një intervistë para zyrave të UN… Pas shumë muajve të pritjeve… Nuk kisha shumë besim që mund ta fitoja atë shans, isha e re, ende 17-vjeçe, por me vetëbesim. E kam pasur gjithmonë”, tha Osmani.

Tutje, e para e shtetit ka treguar se kujt ua ka dhënë rrogat e para.

“Rrogën e parë ua kam dhënë prindërve komplet, edhe të dytën, edhe të tretën edhe të dhjetën. Për mua ka qenë ndjenjë e jashtëzakonshme me pas mundësi me ndihmu familjen, neve na u ka dashtë me rindërtu sikurse shumicës së familjeve në Kosovë prej hiri u deshtë me u rizgju. Me pas mundësi motrat dhe vëllai mos me mendu më a munden me i mbulu shpenzimet e shkollimit dhe prindërit mos me pas më brengën edhe ngarkesën që e kanë pas nga viti ‘89 kur i kanë qit prej punës. Babi im ka qenë i parë në krejt Mitrovicën që e kanë larguar serbët prej punës kështu që një breng shumë e gjatë e mbijetesës..

Por, e fitova vendin e punës… Prej ‘99 punoi kurrë pa ndalë, në një pjesë të madhe të jetës nga tri vende të punës. Prej ‘99 nuk është që e di fort çka është gjumi, sepse në atë kohë është desht mu angazhu në studime, punë”, tha ndër të tjera ajo.

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Kosova News 28/10/2025 28/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?