Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, përcjell KosovaNews.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet se vendimi për lirimin e Uglarit nga detyra është marrë sot dhe hyn në fuqi menjëherë.
Elldin Uglari ishte emëruar në këtë post gjatë mandatit të Qeverisë Kurti dhe ka ushtruar funksionin e zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal deri në momentin e lirimit nga detyra.
Kujtojmë se Ugllar është anëtar i partisë SDU, që udhëhiqet nga deputetja Duda Balje./KosovaNews/


