Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në Gjakovë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 22:27, kur viktima, shtetase e Kosovës, kishte pësuar lëndime të rënda trupore pas rënies. Ajo është dërguar me urgjencë në repartin e emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaqet e sakta të vdekjes.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.


