KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti thotë se zgjerimi i Qeverisë planifikohej “për të rritur efikasitetin”
Politikë

Kurti thotë se zgjerimi i Qeverisë planifikohej “për të rritur efikasitetin”

Kosova News
Kosova News 08:52 -28/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të dielën e 26 tetorit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si i mandatuar për kryeministër, paraqiti para kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar, e cila dështoi të marrë përkrahjen e nevojshme.

Ndonëse më herët i pati kritikuar partitë e tjera për numër të madh të ministrive, Kurti në planin për mandatin e ri i ka përfshirë 19 sosh, 4 më shumë sesa në atë paraprak.

Një ditë pas propozimit të bërë Kuvendit, në konferencën për media, Kurti ka thënë se rritja e numrit të ministrive është bërë për të rritur efikasitetin e tyre.

“Unë besoj që do të rritjet efikasiteti në bazë të përvojës që kemi. Më duhet ta pranojë, më mirë është Ministria e Punëve të Brendshme të jetë e ndarë prej Administratës Publike dhe është e rëndësishme që me Administratën Publike të jetë digjitalizimi. Janë bërë punë të mira. Njësoj vlen edhe për Infrastrukturën me Transportin në njërën anë dhe për Planifikimin Hapësinor dhe Mjedisin në anën tjetër”, ka thënë Kurti.

Në listën e të nominuarve për udhëheqës të dikastereve ministrore janë përfshirë emra të rinj, teksa janë lënë jashtë ai i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i ministres në detyrë të Tregtisë e Industrisë, Rozeta Hajdari, i ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Për postin e ministrit të Infrastrukturës, Kurti ka propozuar kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, e nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiqi për ministër për Komunitete e Kthim.

Ministren e deritanishme e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka propozuar që ta marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, e cila më parë është udhëhequr nga Albulena Haxhiu, tash nënkryetare e Kuvendit.

Këto lëvizje, sipas Kurtit, nuk janë bërë për shkak të vlerësimeve apo jo të punës së tyre, por për shkak të nevojës e planeve që Lëvizja Vetëvendosje ka.

Nuk ka të bëjë me gjykim ndëshkues të asaj çfarë kam prezantuar unë dje”, ka thënë ai. “Emrat e përveçëm nuk janë rezultat i ndonjë vlerësimi apo mos vlerësimi por janë kryekëput çështje e fazës që na pret për planet dhe programin tonë. Rrjedhimisht, të këtilla plane kemi edhe për emrat e përveçëm që u thanë këtu, për znj. Arbërie Nagavci, për znj. Rozeta Hajdari, për z. Besnik Bislimin. Ne do të jemi bashkë në këtë ecjen tonë por kush, ku edhe kur, këto janë diskutime që nuk kanë të bëjnë me vlerësimin ose mosvlerësimin tim, por me fazat që na presin”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mungesë të ndonjë marrëveshjeje bashkëpunimi, nuk ka arritur që të marrë 61 votat e nevojshme, sa më së paku i duhen një mandatari për të kaluar suksesshëm votimin në Kuvend. Nga 112 deputetë sa morën pjesë në votim, 56 kanë votuar pro, 52 kundër dhe katër kanë abstenuar.

Sipas Kushtetutës, pas dështimit të votimit të suksesshëm të mandatarit të parë, presidentja Vjosa Osmani ka kohë 10 ditë që të zhvillojë diskutime e të caktojë mandatarin e dytë.

Mandatari i dytë ka kohë 15 ditë të tjera që të prezantojë programin e përbërjen e qeverisë së re. Por, në rast se edhe i caktuari i dytë për kryeministër nuk merr votat e nevojshme, presidentja duhet të shpallë zgjedhjet, e që duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga dita e shpalljes së tyre.

Gjithashtu lexoni:

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Kosova News 28/10/2025 28/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?