KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori i arrestuar, Beqë Shala?
Siguri

Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori i arrestuar, Beqë Shala?

Kosova News
Kosova News 11:45 -27/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar në vendin e tij të punës, mëngjesin e së hënës në një aksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Arrestimi i tij është bërë bazuar në një video-incizim të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”. Në të njëjtën kohë, ky video-incizim është pranuar edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, dhe më pas janë zhvilluar hetimet nga PSRK-ja.

Kjo provë ngrit dyshimet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti” nga prokurori Shala.

Bazuar në video-incizimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, prokurori Shala është takuar me një avokate, që dyshohet të jetë Drenushë Berisha.

- Reklamë -

Takimi i tyre është zhvilluar më 25 gusht 2022 në veturën e Shalës. Avokatja Berisha në këtë takim dyshohet se i jep ryshfet Shalës 350 euro, për të mos paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, pas ndalimit të klientit të saj për 48 orë.

Avokatja Berisha: Mirë bre mirë a u lodhe ti, qysh po kalon?

Prokurori Shala: Qe ia lëshova vendimin atij, të lirohet meniherë.

Avokatja Berisha: Po se më thirrën familjarët më tha u kry, se e kishin marrë atë djalin në sabah, se unë kur të thirra qatëherë, se kur të shkrujta faktikisht veç sa shkova në punë. Tani e kishin marrë, ken masdite. Prokuror unë nuk e dita që qeshtu, po të kallxoj realisht unë ja mora atyne dje qysh u mora vesh veç 700 jau kom marrë. Qe ku i kam paret, m’i kanë pru sot. Se a e din qysh ke puna, nuk është që më ka ndodh najherë, qeshtu hera e parë dhe nuk…

Prokurori Shala: Këqyre une..

Avokatja Berisha: Jo unë qe ku i kam 700.

Prokurori Shala: Njerzit bajnë.

Avokatja Berisha: Ooo e di prokuror unë noshta edhe jom e re, dhe nuk është që më ka ra në qesi situate, tash jena.

Prokurori Shala: Kqyre ishalla ngo, qirak le t’bahet, as unë s’kam asi. A e din kur, mas nja pesë 5 vjete që i pata Beqë, jo mas një vjeti më kanë thanë Beqë- a e din Beqë Shala që njerëzit janë tu marrë parë në emër tanin. Kanë marrë (nuk kuptohet) heeej. S’po thom hallall, po kanë marrë a po kupton. Kanë marrë gjinja, ma kanë ngjit n’dorë, kanë thanë a po e sheh unë fola i dimë na ato, hin zyre e çel derën, thotë qe a po e sheh, a më pave e çela i fola. Le s’po e komplikojmë”.

Këto deklarime citohen në bisedën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”. Tutje, avokatja Berisha numëron paratë, dhe nga shuma prej 700 euro, gjysmën e tyre ia jep prokurorit Shala.

Prokurori Shala: Merre ti pjesën tane (nuk kuptohet).

Avokatja Berisha: Qe prokuror.

Prokurori Shala: Ja jaa

Avokatja Berisha: Jo unë, ti e din.

Prokurori Shala: Merri, merri.

Avokatja Berisha: Jo prokuror, qe 700.

Prokurori Shala: Merri moj.

Avokatja Berisha: Hiç s’është problem.

Prokurori Shala: Merri, merri. Pasha Zotin (nuk kuptohet).

(I numëron paratë)

Avokatja Berisha: 200.

Prokurori Shala: Sa i ki?

Avokatja Berisha: 200.

Prokurori Shala: 250. Sa the?

Avokatja Berisha: 700 unë ja kom marrë deri në fund të procedurës.

Prokurori Shala: Ahaa, këtu ken 200, 350. Hajr i koftë, ishalla ia shohim hajrin.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe avokaten Berisha, por ajo ka mohuar të jetë në video-incizim.

“Besoj që e keni thirr personin e gabum, nuk kam kurrfarë njohurie”, ka thënë avokatja Berisha.

Mirëpo, në video-incizimin e siguruar shihet bashkëshorti i të njëjtës, F.U. Andaj, e pyetur rreth pranisë së tij, ajo është shprehur “kaloni mirë zonjë” dhe e ndal telefonin.

Ndërsa deri në publikimin e lajmit, “Betimi për Drejtësi” nuk ka arritur të kontaktojë me F.U.

Për më shumë nga video-incizimi i siguruar nga “Betimi për Drejtësi” dhe dëshmitë e tjera, ju ftojmë të ndiqni emisionin hulumtues “Betimi për Drejtësi” që transmetohet këtë të shtunë nga ora 20:00 në “Betimi për Drejtësi”, KTV dhe TV ARTA.

Më poshtë i gjeni pamjet nga momenti i arrestimit të prokurorit Shala dhe bastisja që është kryer në shtëpinë e tij. 

Pas arrestimit për ryshfet, bastiset shtëpia e prokurorit Beqë Shala

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Kosova News 27/10/2025 27/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?