Pas arrestimit për ryshfet, bastiset shtëpia e prokurorit Beqë Shala

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, u arrestua sot në një aksion të Prokurorisë Speciale dhe Policisë. Shala u prangos nën dyshimet për “marrje të ryshfetit”. Hetimet u zhvilluan edhe në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prizrenit Petrit Kryeziu. Aktualisht po zhvillohen bastisje në shtëpinë e tij. – Reklamë –