KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Me Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por kemi dallime
Politikë

Rama: Me Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por kemi dallime

Kosova News
Kosova News 18:30 -25/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se raportet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i ka shumë miqësore, në aspektin personal.

Në një intervistë për DW Shqip, ai tha se në aspektin institucional, kanë dallime të pashmangshme në këndvështrime.

“… unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, dhe këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, në bashkëpunimin ndërshtetëror, kemi bërë goxha përparim, dhe jemi duke punuar bashkërisht për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”, u shpreh Rama.

Ai foli edhe për akuzat që vijnë nga njerëz në Kosovë për raportet e tij të afërta me Serbinë.

- Reklamë -

“I mirëkuptoj të gjitha ato që më janë vendosur si etiketa, sepse burojnë nga arsye dhe shtytje të brendshme që janë të lidhura me kujtime shumë të freskëta dhe shumë të vrazhda të një kohe tejet dramatike e tragjike të popullit të Kosovës, kështu që nuk i marr me të keq. Për më tepër pastaj që unë jam mësuar me këtë dhe nuk kam asnjë shqetësim me asnjë lloj etiketimi, sepse raporti im është me të vërtetën dhe me njerëzit që më besojnë, nuk është me nevojën që të gjithë të jenë dakord apo të pëlqejnë atë që e bëj unë”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se Prishtina zyrtare duhet t’i kryejë të gjitha obligimet e dala nga dialogu mes dy vendeve, dhe pastaj topi t’i lihet në derë palës tjetër.

“Nga ana tjetër, unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë, se s’jam pishman për ato që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi kombëtar dhe ai i Shqipërisë. Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, të gjitha vendeve të Evropës dhe atyre vendeve që s’e njohin akoma, që jam kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni merreni firmën e Serbisë. Por, duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë”, u shpreh Rama

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Kosova News 25/10/2025 25/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar
10:09 -06/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?