Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Grykën e Rugovës, ku një grua, rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga lartësia, në afërsi të Lumbardhit të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 14:10, policia është njoftuar se në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin e pestë, në Lumbardh është vërejtur një person i shtrirë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e policisë, emergjenca dhe zjarrfikësit. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,” ka deklaruar Gashi.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.


