KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dështon të dëgjohet dëshmitari në rastin e Kostiq e Miloviq
Siguri

Dështon të dëgjohet dëshmitari në rastin e Kostiq e Miloviq

Kosova News
Kosova News 10:49 -24/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për krime lufte, Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, pasi pala mbrojtëse kërkoi shtyrjen e saj. Sipas mbrojtjes, përkthimin në serbisht i deklaratës së dëshmitarit që ishte paraparë të dëgjohej sot, e kanë pranuar vetëm disa minuta para fillimit të seancës

Avokati i palës mbrojtëse, Predrag Milkoviq, deklaroi se marr parasysh këto rrethana, mbrojtja nuk pranon që kjo seancë të vazhdoj.

“Nuk jemi gati sepse tani e keni pranuar deklaratën e dëshmitarit të përkthyer para 10 minutash. Më vjen keq që i kemi humbur 20 ditë nga gjykimi i kaluar, por mbrojtja nuk pranon që kjo të vazhdohet”, tha ai.
Nga ana tjetër, prokurorja e rastit, Florie Shabani, kërkoi që dëgjimi i dëshmitarit të bëhet për të mos vonuar procesin gjyqësor.

“Ne me kohë kemi dorëzuar këtë deklaratë të përkthyer, por për shkak të disa pengesave në kompjuter, për të mos e zvarritur këtë procedurë, është mirë që dëshmia e dëshmitarit të merret nga ana e prokurorisë, ndërsa në një seancë tjetër të merret nga pala tjetër,” tha ajo.

- Reklamë -

Avokati Milkoviq e kundërshtoi këtë kërkesë, duke theksuar se dëgjimi i dëshmitarit nuk është i arsyeshëm në këtë fazë të procesit.

“Konsideroj që nuk është e udhës që ta dëgjojmë këtë dëshmitar. I kam marrë të gjitha shkresat, procesverbalet, dëshmitarët që kanë dhënë deklaratat e tyre. Kjo deklaratë është dhënë ditën e ngritjes së aktakuzës, 15 ditë pas ngritjes së aktakuzës, dhe po e kundërshtojmë dëgjimin e dëshmitarit sot” tha ai.
Në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues, Lutfi Shala, nëse ekziston ndonjë mundësi që seanca të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarit nga ana e prokurorisë, avokati Milkoviq u përgjigj

“Unë e kam bërë një herë për prokurorin, nuk do ta bëjë dy herë për prokurorin”, tha ai
.
Pas diskutimeve, kryetari i trupit gjykues, Lutfi Shala, mori vendimin që seanca të shtyhet.

“Vlerësojmë që sot nuk ka kushte që të vazhdohet me këtë proces gjyqësor dhe i jepet kohë që të lexohet deklarata,” tha ai.

Sot ishte paraparë të dëgjohej dëshmia e dëshmitarit Naim Haliti.

Të akuzuarit Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq ngarkohen se, në cilësinë e pjesëtarëve të policisë serbe, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe formacioneve paramilitare serbe, kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë konfliktit në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Kosova News 24/10/2025 24/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?