KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Balotazhi, Elezi: KQZ-ja do të pastrojë listën votuese brenda vendit dhe do të përfshijë 18-vjeçarët të pas 12 tetorit
Lajme

Balotazhi, Elezi: KQZ-ja do të pastrojë listën votuese brenda vendit dhe do të përfshijë 18-vjeçarët të pas 12 tetorit

Kosova News
Kosova News 10:22 -24/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që pritet të mbahen më 9 nëntor, KQZ-ja do të përditësojë të dhënat e listës votuese në ato komuna në të cilat do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve.

Përditësimi i të dhënave do të kufizohet vetëm në përfshirjen e personave që mbushin 18 vjeç pas ditës së zgjedhjeve të raundit të parë dhe deri më 9 nëntor, si edhe në largimin nga lista të personave të vdekur dhe atyre që kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, kjo çështje është rregulluar nga KQZ-ja përmes rregullores zgjedhore për krijimin e listës së votuese.

“Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, do të përdoret e njëjta listë votuese e cila është përdorur në raundin e parë, me disa përditësime të kufizuara. Konkretisht, kjo listë do të plotësohet me personat që nga 13 tetori deri më 9 nëntor arrijnë moshën e votimit. Po ashtu, nga lista do të largohen personat që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës apo që kanë ndërruar jetë në këtë periudhë. Përtej këtyre ndryshimeve, asnjë përditësim tjetër nuk do të pasqyrohet në këtë listë”, sqaroi Elezi.

Elezi ka sqaruar se në listën votuese, nuk do të përfshihen as lëvizjet eventuale të qytetarëve nga njëra komunë në tjetrën.

“Lëvizjet e brendshme të qytetarëve ndërmjet komunave nuk përfshihen në këtë përditësim, në këtë fazë të procesit. Kjo do të thotë se qytetarët që kanë ndërruar vendbanimin nga një komunë në një tjetër pas raundit të parë nuk do të mund të votojnë në komunën ku janë zhvendosur, por vetëm në atë ku kanë qenë të regjistruar në listën votuese të rundit të parë. Pra, përditësimi i listës votuese do të reflektojë vetëm këto tri aspekte: përfshirjen e personave që mbushin 18 vjeç deri më 9 nëntor, largimin e personave të vdekur dhe atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës”, tha Elezi.

Deri tani, sipas rezultateve jopërfundimtare, raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 18 komuna. Sipas të dhënave të raundit të parë, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet e këtyre komunave ishte 1,316,129 votues.

Gjithashtu lexoni:

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar

Kosova News 24/10/2025 24/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë
18:13 -14/07/2026
Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë
18:08 -14/07/2026
Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu
18:02 -14/07/2026
Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë
17:54 -14/07/2026
Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?