KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Cilësia e jetës dhe niveli i kursimeve ka rënë – cili është perceptimi i konsumatorëve në rajon? Valicion publikon hulumtimin e radhës
Ekonomi

Cilësia e jetës dhe niveli i kursimeve ka rënë – cili është perceptimi i konsumatorëve në rajon? Valicion publikon hulumtimin e radhës

Kosova News
Kosova News 14:07 -23/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Hulumtimi i Valicon “New Normal Study”, i kryer nga data 18 deri më 21 gusht 2025 në Kosovë, Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Mal të Zi, dhe Maqedoni të Veriut, ka ofruar një pasqyrë mbi perceptimin e konsumatorëve në rajon, gjersa inflacioni dhe pasiguria politike janë paraqitur si shqetësimet kryesore.

Raporti i Valicon mbi sjelljen e konsumatorit (tremujori i tretë, 2025) zbulon gjendjen e tregjeve dhe të konsumatorëve në të gjithë rajonin e Adriatikut.

Për herë të parë, analiza përfshin të gjithë rajonin — me përfshirjen e Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut — duke treguar se si presioni financiar po formëson sjelljen dhe perceptimin e përgjithshëm të konsumatorëve.

Pikat kryesore që duhen marrë parasysh kur merrni vendime biznesi në rajon:

Inflacioni dhe pasiguria politike janë shqetësimet kryesore

Kur bëhet fjalë për shqetësimet e konsumatorëve, inflacioni mbetet shqetësimi kryesor në të gjithë rajonin.

Nivelet më të larta të shqetësimit janë regjistruar në Kosovë (70%), Maqedoni të Veriut (70%), Bosnje dhe Hercegovinë (69%) dhe Kroaci (68%), ku shqetësimi për rritjen e kostos së jetesës është rritur me 8% që nga tremujori i dytë i vitit 2025.

Përveç inflacionit, stabiliteti politik përbën një tjetër shqetësim madhor. Në Serbi, shqetësimi për zhvillimet politike (58%) është pothuajse i barabartë me atë për inflacionin (60%), me një rritje të theksuar prej 9% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025. Edhe në Kosovë (54%) dhe Bosnje dhe Hercegovinë (40%), shqetësimet politike janë të larta.

Në ndërkohë, shqetësimi për vlerën e pronës është përgjithësisht më i ulët, duke u luhatur nga 20% në Serbi deri në 34% në Maqedoninë e Veriut dhe 26% në Kosovë.

Sjellje e kujdesshme e konsumatorëve: mbizotërimi i promocioneve dhe dyqaneve më të lira

Shqetësimet e vazhdueshme financiare bërë që konsumatorët të kenë një mentalitet më të kujdesshëm, duke çuar në zakone të qëndrueshme për kursimin e shpenzimeve në të gjithë rajonin e Adriatikut.

Blerje me Vlerë: Blerjet gjatë promocioneve dhe në dyqane më të lira janë strategjitë më të zakonshme në rajon. Në Kroaci, 70% e konsumatorëve blejnë më shpesh gjatë promocioneve, ndërsa 65% preferojnë të blejnë në dyqane më të lira. Sllovenia është afër me këtë përqindje, me 65% që blejnë gjatë ofertave dhe 62% në dyqane më të lira. Edhe në Kosovë, 68% e konsumatorëve bëjnë blerje në dyqane më të lira.

Reduktimi në Shpenzime: Një përqindje e lartë e konsumatorëve po heqin dorë nga shpenzimet e panevojshme. Në Slloveni, 57% e qytetarëve po anulojnë abonimet, ndërsa gjysma po heqin dorë nga produkte apo shërbime të panevojshme. Abonimet po anulohen gjithashtu nga 56% e konsumatorëve në Kroaci dhe 58% në Bosnje dhe Hercegovinë. Kërkimi për çmime më të mira për shërbime është gjithashtu i shprehur, veçanërisht në Kosovë (56%) dhe Slloveni (47%).

Blerjet me Shumicë: Blerja e sasisë së madhe të produkteve për përdorim të përditshëm, si mënyrë për të kursyer para, është ndër strategjitë më pak të përdorura, përqindjet variojnë nga vetëm 19% në Serbi deri në 32% në Slloveni dhe Kosovë.

Rënia e nivelit të kursimeve

Aftësia për të kursyer para është ndikuar rëndë. Përqindja e atyre që arritën të kursejnë të njëjtën shumë si më parë është relativisht e ulët në të gjithë rajonin, duke arritur kulmin në 40% në Slloveni dhe duke rënë në vetëm 15% në Maqedoninë e Veriut. Vendet e tjera tregojnë këto përqindje: Kroaci (26%), Serbi (26%), Bosnje dhe Hercegovinë (23%), Kosovë (20%) dhe Mal të Zi (18%).

Cilësia e jetës ka rënë që nga viti 2020

Kur konsumatorët krahasojnë cilësinë e jetës së tyre të përditshme sot me atë para vitit 2020, shumica besojnë se jeta është përkeqësuar. Në pothuajse të gjitha tregjet, më shumë konsumatorë ndjejnë se cilësia e jetës së tyre është “më e keqe” sesa “më e mirë,” një reflektim i sfidave ekonomike dhe politike të grumbulluara që nga viti 2020. Ndjenja që jeta është “më e keqe” është më e fortë në Serbi (53%), Maqedoni të Veriut (52%) dhe Kroaci (51%).

Konsumatorët në Kosovë dhe Mal të Zi janë më optimistë, me 34% në të dyja vendet që raportojnë se jeta e tyre është “më e mirë” sot krahasuar me periudhën para vitit 2020, edhe pse një pjesë e konsiderueshme ende raportojnë një cilësi jete “më të keqe” (40% në Kosovë dhe 37% në Mal të Zi).

Ndryshe, studimi u realizua përmes një anketimi online duke përdorur panelin Opinia.Club, duke siguruar një përfaqësim të gjerë dhe të besueshëm të popullsisë.

Periudha e Anketimit: 18 deri më 21 gusht 2025.

Shtetet në të cilat është realizuar hulumtimi: Slloveni (n=512), Kroaci (n=511), Bosnje dhe Hercegovinë (n=516), Serbi (n=511), Maqedoni të Veriut (n=509), Kosovë (n=425) dhe Mal të Zi (n=317).

Popullsia e Targetuar: Grupmosha 18 deri në 75 vjeç.

Metoda e Mostrimit: Mostër përfaqësuese e popullsisë së përgjithshme në secilin vend. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Kosova News 23/10/2025 23/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?