KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët, në veri ka edhe shqiptarë të arrestuar
Siguri

Kurti: Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët, në veri ka edhe shqiptarë të arrestuar

Kosova News
Kosova News 17:45 -17/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë folur në konferencë për media pas takimit që kanë mbajtur sot

Në fjalën e tij, Stoltenberg ka përsëritur edhe njëherë gatishmërinë e trupave të KFOR-it në Kosovë për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

Ai ka thënë se mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen përmes dialogut në Bruksel.

Në anën tjetër, kryeministri kosovar Albin Kurti, ka folur për zhvillimet e fundit teksa ka falënderuar NATO-n për kontributin e dhënë për Kosovën që nga lufta e deri në rindërtimin e shtetit.

Ai ka folur edhe për tensionet në veri, duke thënë se ekzistojnë dy palë në këtë çështje.

“Në njërën anë keni shtetin demokratik të Kosovës dhe me një polici profesionale, ndërsa në anën tjetër kemi kriminelët, strukturat ilegale të drejtuara nga Serbia që kanë ngritur barrikada. Në këtë sens, s’mund të ketë tolerim për krimin e organizuar. Policia jonë ka ndërmarrë 39 operacione deri më tani ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë të grupeve kriminale në veri, të të gjitha komuniteteve, ka edhe shqiptarë dhe jo vetëm serbë. Policia nuk zgjedh kriminelët në bazë të përkatësisë së tyre etnike”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet përkrahja nga Bashkimi Evropian, NATO dhe shtetet perëndimore.

Kurti ka thënë se beson që është në të mirë të të gjitha palëve që shteti të jetë ligjor dhe i drejtë.

Gjithashtu lexoni:

Peci, pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Po angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Shqipëria thellon bashkëpunimin me SHBA-në në mbrojtje dhe siguri

Tjetërsuan  pronën 1.5 milionë euro në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona, në mesin e tyre dhe zyrtarë komunal

Inspektorati i Mjedisit mbyll restorantin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë

KFOR-i dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

TAGGED: Albin Kurti, NATO
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?