KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për targat: Nuk ka mënyrë tjetër pos implementimit
Siguri

Kurti për targat: Nuk ka mënyrë tjetër pos implementimit

Kosova News
Kosova News 17:42 -17/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë dy palë në vend, ku në njërën është Kosova demokratike dhe në tjetrën strukturat ilegale të Serbisë në veri.

Ai ka thënë se nevojitet mbështetja e BE-së, NATO-s dhe shteteve perëndimore për ta vazhduar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Nëse mendohet për dy palët, kemi shtetin demokratik të Kosovës, policinë profesionale dhe në palën tjetër kemi struktura të paligjshme të Serbisë që janë kthyer në banda kriminale që kanë ngritur edhe barrikada. Mund të thuhet se janë dy palë, por nuk mund ta humbin busullën morale. Nuk mund të shmangim politikat e vendosura, duhet të ketë zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Na duhet mbështetja nga BE-ja, NATO, perëndimi demokratik për një vend demokratik si Kosova. E di që janë 4 shtete që nuk na kanë njohur, nuk është e lehtë, por gjithmonë do të insistoj për atë që është e drejtë dhe e nevojshme”, tha Kurti në konferencën me shefin e NATO-s.

Kurti është pyetur nëse është e mundur tërheqja nga vendimi për targat. Ai theksoi se Kosova po kryen obligimin ligjor sipas të drejtës së saj.

“Më 29 qershor kemi marrë vendim për t’i mundësuar qytetarëve serbë tabela të regjistruara që janë trashëgimi e Millosheviqit të prodhuara në Serbi, me akronime të qyteteve në Kosovë, që t’i konvertojnë në tabela legjitime. Në këtë drejtim kemi filluar fushatë për të informuar qytetarët serbë dhe kemi krijuar një stimul financiar që gjatë konvertimit qytetarët serbë nuk do duhet të paguajnë TVSH apo doganën që mund të shkojë deri në 5 mijë euro. Vetë Serbia është pajtuar që prej janarit 2018 nuk do prodhojnë tabela të tilla në Serbi dhe nuk do t’i detyrojnë serbët t’i përdorin. Katër vite më vonë po implementojmë diçka që është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tona. Duke qenë në përputhje me zotimet e Serbisë dhe obligimet e tyre gjatë negociatave në Bruksel, pra nuk ka mënyrë tjetër dhe është në dobi të të gjithëve të bëjmë çdo gjë legjitime”.

Gjithashtu lexoni:

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup

Kosova News 17/08/2022 17/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare
20:36 -10/07/2026
Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna
20:21 -10/07/2026
Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë
19:45 -10/07/2026
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?