KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Intensifikohen sulmet në Kiev, Zelensky kërkon taketat “Tomahawk” për paqe
Botë

Intensifikohen sulmet në Kiev, Zelensky kërkon taketat “Tomahawk” për paqe

Kosova News
Kosova News 09:44 -22/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një kohë kur konflikti në Ukrainë vijon me intensitet të lartë, zhvillimet e fundit tregojnë për tensione të forta ushtarake dhe diplomatikë ndërkombëtarë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar rolin vendimtar të raketave me rreze të gjatë veprimi “Tomahawk” në drejtim të paqes, ndërsa qyteti i Kievit pësoi sulme të reja që shkaktuan viktima dhe dëme të mëdha.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar rëndësinë strategjike të raketave me rreze të gjatë veprimi “Tomahawk” në përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë. Ai lidh mungesën e negociatave të drejtpërdrejta me Moskën me ngurrimin e Shteteve të Bashkuara për të furnizuar Ukrainën me këto armë të avancuara në këtë fazë të konfliktit.

“Diskutimi rreth Tomahawks ka shërbyer si një instrument i rëndësishëm diplomatik, duke detyruar Rusinë të zbulojë se këto raketa janë karta që ajo shqyrton seriozisht. Ne do të vazhdojmë dialogun me partnerët evropianë dhe amerikanë për sigurimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Prioritet mbetet mbrojtja ajrore. Ky sinjal tregon se furnizimi me këto raketa mund të jetë çelësi i pazëvendësueshëm për paqen. Sa më shumë raketa të ketë Ukraina, aq më e madhe është gatishmëria e Rusisë për të dhënë fund luftës,” deklaroi Zelensky.

Një sulm i fuqishëm i ushtrisë ruse goditi kryeqytetin ukrainas Kiev, duke shkaktuar dy viktima dhe pesë të plagosur, përfshirë një fëmijë dyvjeçar. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Vitali Klitschko përmes një postimi në Telegram.
Sulmet u regjistruan në katër lagje të ndryshme të qytetit, ku disa ndërtesa banimi pësuan dëmtime të konsiderueshme. Në një sulm masiv me dron, forcat ukrainase goditën një kompani lokale në rajonin rus të Mordovisë, njoftoi guvernatori Artyom Zdunov në Telegram.

Sipas tij, shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po ndërhyjnë për të menaxhuar situatën.

Dy persona humbën jetën në lagjen Dnipro të Kievit si pasojë e një sulmi me dron që shkaktoi një zjarr në katet e 8-të dhe 9-të të një rrokaqielli, njoftoi kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko.
Zjarri u lokalizua nga shërbimet e emergjencës, të cilat shpëtuan dhjetë persona. Një zjarr tjetër u raportua në lagjen Darnica, ku u ndërhy për të ndaluar përhapjen e flakëve.

Ndërsa, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk dëshiron të zhvillojë një “takim të kotë” me homologun rus Vladimir Putin, pas shtyrjes së bisedimeve të planifikuara për armëpushimin në Ukrainë.

Trump akuzoi Moskën për refuzimin e një marrëveshjeje për armëpushim përgjatë vijës aktuale të frontit, që sipas tij është pengesa kryesore për organizimin e samitit mes dy liderëve.

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 22/10/2025 22/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?