KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Po shkon në burg një i pafajshëm”. Sarkozy, ish-presidenti i parë në Francë që përfundon pas hekurave
Botë

“Po shkon në burg një i pafajshëm”. Sarkozy, ish-presidenti i parë në Francë që përfundon pas hekurave

Kosova News
Kosova News 13:23 -21/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dorë për dore me bashkëshorten e tij Carla Bruni, në mes brohorimave të mbështetësve të mbledhur pranë vilës në distriktin e 16 të Parisit, Nikolas Sarkozi iu drejtua burgut për të vuajtur një dënim me 5 vite heqje lire.

Më shumë se 100 qytetarë u mblodhën për ta përkrahur ish-presidentin pas thirrje së djalit të tij Luis. Teksa 70-vjeçari i drejtohej automjetit që do ta shoqëronte në qeli, turma e përshëndeste duke kënduar himnin kombëtar, Marsejezën.

Pas një udhëtimi prej 25 minutash, i shoqëruar nga një autokolonë e forcave të sigurisë, mbërriti në burgun e La Sante në Monparnasë, duke u bërë kështu i pari ish-President i Francës që hyn në burg.

Që kur udhëheqësi kolaboracionist i nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, Philippe Pétain, u burgos për tradhti në vitin 1945, asnjë ish-udhëheqës francez nuk ka shkuar pas hekurave.

Sarkozi që ka shërbyer si President nga vitet 2007 deri në 2012, u shpall fajtor për komplotim në financimin e fushatës së tij elektorale me ish-diktatorin Muamar Gadafi. Ai ka apeluar kundër dënimit ndërsa avokatët thanë se kanë paraqitur një kërkesë për lirim dhe se gjykata ka 2 muaj kohë për të vendosur.

Gjatë rrugës për në burg, Sarkozi shkroi në “X” se në burg nuk po shkonte një ish-President, por një i pafajshëm. “Nuk kam asnjë dyshim. E vërteta do të triumfojë. Por, çmimi për t’u paguar do të jetë dërrmues”, ishin fjalët  e tij.

Ai tha se ndjente keqardhje për Francën, që siç pohoi ishte turpëruar nga dëshira për hakmarrje.

Sarkozy ka thënë se nuk dëshiron trajtim special në burg. Megjithatë, ai do të qëndrojë në një qeli prej 9 metrash katrorë në repartin e izoluar të strukturës, për sigurinë e tij, pasi të dënuarit e tjerë janë narkotrafikantë të rrezikshëm ose të akuzuar për terrorizëm.

Brenda qelisë do të ketë tualet, dush, një tavolinë dhe televizor të vogël. Do të lejohem të stërvitet jashtë për një orë në ditë, por jo në prani të të dënuarve të tjerë

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 21/10/2025 21/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?