KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja makabre e Bekim Varit në Ferizaj nga kushëriri – Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj të dyshuarit
Siguri

Vrasja makabre e Bekim Varit në Ferizaj nga kushëriri – Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj të dyshuarit

Kosova News
Kosova News 14:04 -20/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vrasja mizore e Bekim Varit nga Ferizaj pati tronditur opinionin publik.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot ka njoftuar opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me iniciale L.F.,-komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 23 janar 2025, në intervalin kohor prej orës 18:30 – 20:06 minuta, në fshatin Pleshinë e Ulët, në pjesën malore në afërsi të rrugës “Rilindja” të fshatit Manastirc- komuna Ferizaj, i pandehuri L.F., me dashje dhe në mënyrë dinake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.V., në atë mënyrë që fillimisht një ditë para ngjarjes kritike, më 22.01.2025, së bashku me të ndjerin kishin vendosur që të shkojnë në një villë, në malet e fshatit Burrnik- komuna Ferizaj, ku të njëjtit edhe më parë kishin qenë atje së bashku, ashtu që pasi furnizohen me ushqim, rreth orës 16:00, tani i pandehuri me një person të paidentifikuar, me automjetin e tipit kamionetë, ngjyrë të bardhë shkojnë e marrin viktimën tek shtëpia e tij, pastaj me kamionetë shkojnë deri tek vendi i quajtur “Te Podi”, rrugën deri tek villa e vazhdojnë në këmbë nëpër mal, ku aty qëndrojnë deri të nesërmen pasdite dhe pastaj po nëpër malet e fsh. Pleshinë, në këmbë e vazhdojnë rrugën për tu kthyer në shtëpi, ku për shkaqe të panjohura devijojnë rrugën dhe vazhdojnë në drejtim të rrugës që shpie për në fshatin Manastirc, po ashtu nëpër mal, ashtu që me të arritur në afërsi të fshatit në fjalë, për motive të panjohura, i pandehuri e privon nga jeta tani të ndjerin duke e qëlluar në kokë me armën që i ndjeri e kishte me vete dhe atë pushkë gjysëm automatike – kallash, ku i shkakton plagë vdekjeprurëse, siç është konstatuar nga raporti i Autopsisë, ndërkaq pas privimit nga jeta trupin e viktimës e mbulon me dhe, drunjë e dushkë, kurse më 05.02.2025 gjendet trupi i pajetë i të ndjerit nga disa qytetarë, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.

Gjithashtu lexoni:

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Kosova News 20/10/2025 20/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?