KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këto janë temat e Procesit të Berlinit, s’pritet të ketë marrëveshje të reja
Politikë

Këto janë temat e Procesit të Berlinit, s’pritet të ketë marrëveshje të reja

Kosova News
Kosova News 12:12 -20/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Siguria, zhvillimi dhe migrimi do të jenë temat që do të diskutohen në samitin e Procesit të Berlinit, më 22 tetor në Londër. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kësaj radhe nuk do të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje të re sikurse vitet e kaluara, por do të ketë deklarata të përbashkëta në drejtim të tregut të përbashkët rajonal dhe të energjisë. Ndërkaq, theksi i nikoqirit, Britanisë së Madhe, pritet të jetë te migrimi, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kosova në këtë samit do të përfaqësohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Këto i bëri të ditura , Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Lexo po ashtu:

Kurti udhëton për në Londër për samitin e Procesit të Berlinit

Procesi i Berlinit synon të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes politike, ekonomike dhe teknike nga vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Gjermania.

- Reklamë -

“Këtu do të jenë disa arritje në ministerialin e Punëve të Brendshme, ndërkaq që në këtë të ekonomisë ka edhe disa, le të themi, deklarata dhe përforcime të tregut të përbashkët rajonal, thellimi i tij në kuptimin e vendimeve të CEFTA-s në pjesën e energjisë, ku do të jetë edhe shqyrtimi i mundësisë së lëshimit të këtyre Green Bonds që njihen për projektet kapitale në fushën e energjisë. Ka edhe veprime të cilat janë të menduara që të sjellin investime në fushën e ekonomisë, direkt, dhe do të ketë edhe një ngjarje gjatë samitit që organizohet nga Agjencia e Britanisë së Madhe. Por, në përgjithësi nuk ka marrëveshje të reja në këtë Samit, siç kemi pasur në tri vitet e fundit. Kështu që nuk do të ketë nënshkrim të marrëveshjeve të reja, por ka shumë të arritura në nivelin e ekonomisë, të punëve të brendshme, të energjisë, në forumin e bizneseve dhe çështje të cilat do ta thellojnë edhe më tepër tregun e përbashkët rajonal”, thekson ai.

Samiti i Procesit të Berlinit vitin e kaluar është mbajtur në Gjermani, ku janë nënshkruar dy marrëveshje për tregtinë e lirë dhe arsimin e lartë.

Zulfaj thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të ngritë në takim edhe moszbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftim, ku Bosnja dhe Hercegovina ende nuk po e zbaton të njëjtën.

Sipas Zulfajt, kryeministri në detyrë do të adresojë edhe moszbatimin e marrëveshjes për arsimin e lartë nga Serbia.

“Mosrespektimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftim në Bosnjë dhe Hercegovinë sigurisht që do të ngritet edhe në Samit si moszbatimi i marrëveshjeve që i kemi nënshkruar, por edhe në marrëveshjen për institucionet e arsimit të lartë dhe njohjen e profesioneve. Të gjitha këto marrëveshje janë të lidhura ngushtë me mobilitetin e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor. Aty janë të lidhur drejtpërdrejt jo vetëm studentët, por edhe punëtorët. Ne në këtë samit po shohim që të kemi edhe një deklaratë të përbashkët për lëvizshmërinë e sigurimeve shoqërore, në kuptimin që punëtorët që lëvizin mund ta bartin me vete edhe sigurimet shëndetësore dhe ato të punës, mirëpo për të arritur atje, na duhet së pari që të kemi zbatim të marrëveshjes për lëvizjet e lira, për arsimin, për njohjen e arsimit të lartë dhe për profesionet”, shton ai.

Zulfaj po ashtu ka folur edhe për vizitën që ditë më parë e kishte në Kosovë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ai deklaroi se shefes së BE-së i është kërkuar më shumë përpjekje për t’ia dhënë Kosovës statusin vend kandidat.

Krahas kësaj, Zulfaj dha detaje edhe për kërkesën drejtuar BE-së për dialog strategjik.

Duke folur për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, Zulfaj thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i heqë të njëjtat në tërësi.

BE-ja ka vendosur masat ndaj Kosovës në vitin 2023, pas tensioneve në veri.

Në qershor të këtij viti, Unioni Evropian ka vendosur për largim gradual të masave.

“Ne kemi kërkuar heqjen e tërësishme të masave, në mënyrë që të mos mbetet si imazh i keq për vendin. Lehtësia me të cilën janë vendosur nuk po rezulton me vendimmarrjen e njëjtë për t’i hequr ato”, thotë Zulfaj./Kp/

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 20/10/2025 20/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?