KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A është Kosova e përgatitur për luftën kibernetike? Eksperti italian jep alarmin
Siguri

A është Kosova e përgatitur për luftën kibernetike? Eksperti italian jep alarmin

Kosova News
Kosova News 13:58 -19/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sulmet kibernetike po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara dhe të lidhura ngushtë me zhvillimet gjeopolitike globale. Kosova nuk ka mbetur jashtë kësaj vale kërcënimesh, duke u shndërruar në një objektiv të aktorëve shtetërorë që ndjekin agjenda të caktuara.

Viteve të fundit vendi jonë ka shënuar raste të sulmeve kibernetike ndaj ueb-faqeve të institucioneve publike, të cilat dyshohet se u bënë nga grupe hakerësh prorusë. Cak i këtyre sulmeve ishin edhe mediat. Para disa muajve, nën sulme kibernetike u ndodh edhe Agjencia e Lajmeve KosovaPress.

E për të përballuar sulme të tilla, eksperti ndërkombëtar i sigurisë kibernetike, Paolo Palumbo, thotë se Kosova duhet të përmirësojë kapacitetet e mbrojtjes kibernetike.

“Çfarë Kosova po përjeton, është pjesë e shënjestrimit nga ato shtete që përmende. Këto vende kanë agjendat dhe qëllimet e tyre, dhe ndërmarrin veprime të caktuara për t’i arritur ato. Në këtë kuptim, Kosova mund të jetë në anën që merr goditjet e disa prej këtyre sulmeve për këtë arsye të veçantë…3:49 Qeveria dhe sektori privat në Kosovë duhet të përballen me këtë sfidë. Kjo nënkupton zhvillimin e marrëdhënieve me institucione dhe kompani jashtë Kosovës, por edhe forcimin e kapaciteteve të veta për t’u mbrojtur nga këto sulme.

- Reklamë -

Kjo përfshin krijimin e një ekipi kombëtar për reagim ndaj incidenteve (CERT) ose ngritjen e një ekipi të inteligjencës për kërcënimet, forcimin e sektorit ushtarak, rritjen e kapaciteteve të inteligjencës, investimin në kontrolle dhe korniza sigurie, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike në nivel shtetëror dhe në bizneset private. Dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme në nivel qeveritar, ata duhet të vlerësojnë këto sfida, por gjithashtu edhe në nivelin më të ulët të kompanive të ndryshme, që duhet ta marrin këtë shumë seriozisht nëse duan të mbeten konkurrues, veçanërisht me një të ardhme gjithnjë e më digjitalizuar”, thotë ai.

Siguria kibernetike nënkupton zbatim të teknologjive, proceseve dhe kontrolleve për të mbrojtur sistemet, rrjetet, programet, pajisjet dhe të dhënat nga sulmet kibernetike.

Për të luftuar kërcënimet ekzistuese dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike, Kosova duhet të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë, thotë në intervistën për KosovaPress, Paolo Palumbo.

Sipas tij, ky është një proces që kërkon kohë dhe përkushtim, por është thelbësor për sigurinë.

“Kjo lidhet me mënyrën se si të bashkëpunohet me entitete ndërkombëtare, por Kosova duhet të fillojë të veprojë në mënyrë organike për të përmirësuar kapacitetet e saj. Kjo nënkupton, para së gjithash, fitimin e dukshmërisë mbi kërcënimet që përballet, më pas sigurimin e aftësive për t’u përballur me to, dhe në fund forcimin e pjesëve të infrastrukturës që konsiderohen strategjike. Nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë, por është një proces shumë i rëndësishëm që do të japë rezultat në planin afatgjatë”, nënvizon Palumbo.

E derisa sulmet kibernetike vazhdojnë të rriten në sofistikim, me sulmuesit që përdorin një larmi gjithnjë e në zgjerim të taktikave, eksperti italian tregon se këto përfshijnë inxhinierinë sociale, malware dhe ransomware.

Ai vë në pah rreziqet që vijnë nga teknologjitë me përdorim të dyfishtë, të cilat mund të përdoren si për qëllime mbrojtëse, ashtu edhe për qëllime ushtarake apo joetike.

Ai thekson se inteligjenca artificiale është një ndër teknologjitë më të ndjeshme, duke kërkuar vëmendje të shtuar në mënyrën se si kontrollohet dhe menaxhohet përdorimi i saj.

“Në përgjithësi, koncepti i teknologjive me përdorim të dyfishtë është shumë i zbatueshëm në sigurinë kibernetike. Këto teknologji zakonisht krijohen me një qëllim mbrojtës ose të përgjithshëm, por mund të përdoren gjithashtu për qëllime jo-etike ose ushtarake. Ky është koncepti i teknologjive me përdorim të dyfishtë. Inteligjenca artificiale është një nga këto mjete, dhe kompleksiteti që e shoqëron këtë teknologji është arsyeja pse duhet të jemi më të kujdesshëm, sepse duhet të sigurohemi që këto teknologji të mos jenë të disponueshme për ata që mund të na shkaktojnë dëm”, thotë ai.

Në intervistën e tij për KosovaPress, Palumbo nënvizon lidhjen mes zhvillimeve gjeopolitike dhe sulmeve kibernetike. Sipas tij, ndonëse këto dukuri mund të duken të ndara, ekziston një ndërveprim i qartë mes tyre, sidomos në kontekstin e shteteve që veprojnë në bazë të agjendave kombëtare. Një shembull i qartë është lufta në Ukrainë, ku sulmet kibernetike përdoren si mjet hakmarrjeje dhe presioni.

“Situata është e komplikuar, dhe eventet gjeopolitike duket që janë të ndara nga sulmet kibernetike të përditshme, por e vërteta është, sidomos kur mendon për Aktin Kombëtar të shtetit, është një lidhshmëri e madhe mes këtyre ngjarjeve të mëdha dhe çfarë shohim në fushën praktike. Për shembull, në kontekstin e luftës ruse kundër Ukrainës, shohim shumë hakmarrje dhe sulme kibernetike nga Rusia ose ‘proxy’ ruse, si përgjigje ndaj gjërave që Perëndimi po bën”, thotë Palumbo. /KP/

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Kosova News 19/10/2025 19/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?