KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Janë gjetur më shumë se 100 fishekë”, detaje nga plagosja e dy personave në Pejë
Siguri

“Janë gjetur më shumë se 100 fishekë”, detaje nga plagosja e dy personave në Pejë

Kosova News
Kosova News 09:22 -18/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Më shumë se 100 fishekë janë gjetur në vendin e ngjarjes ku ndodhi përleshja në Pejë, e ku mbetën të plagosur dy persona.

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit ditor ka treguar se i dyshuari, tashmë i arrestuar me armë automatike kishte shtënë në drejtim të një veture në të cilën ishin katër persona.

“Rr. Miftar Zeqa, Pejë  17.10.2025 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se me armë automatike kishte shtënë në drejtim të veturës me targa vendore në të cilën kanë qenë katër persona meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona në veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin. Nga i dyshuari janë konfiskuar katër armë zjarri si: dy pushkë automatike AK-47 me nga 18 dhe 15 copë fishekë, dy pistoleta njëra me 5 copë fishek dhe 75 copë fishekë tjerë  të armës automatike. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Betimi për Drejtësi  një ditë më parë raportoi se njëri prej familjarëve (vëllai) të të vrarit në Volljakë të Klinës, F.H., po dyshohet se për hakmarrje ka plagosur dy persona pasi Gjykata Themelore në Pejë shqiptoi 44 vite burgim për pesë të akuzuarit për vrasjen që kishte ndodhur më 2022.

- Reklamë -

Në shkrim thuhet edhe se i dyshuari, pasi ishte shpallur aktgjykimi, i kishte pritur viktimat në parking dhe kishte shtënë në drejtim të dy personave. Policia e ka arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes  derisa dy të plagosur janë në gjendje të rëndë ku njëri është transferuar në QKUK.

I dyshuari ka zgjedhur të mbrohet në heshtje gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar incizimin e seancës së shpalljes së aktgjykimit, ku Nderim Gashi është dënuar me 28 vite burgim, ndërsa Basri, Agron, Ardit dhe Bahri Gashi janë dënuar me nga 4 vite secili për vrasjen e F.H., që kishte ndodhur në Volljakë të Klinës. Në total, në rigjykim janë shqiptuar 44 vite burgim, përderisa në gjykimin e parë ishin shqiptuar 84 vite burgim.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Nderim Gashi i është vazhduar masa e paraburgimit, por jo më gjatë sesa dënimi i shqiptuar. Ndërsa, katër të tjerëve iu është ndërpre masa.

Në aktgjykimin e shpallur, kryetari i trupit gjykues, Shaqë Curri, tha se Basri, Ardit, Arben dhe Bahri Gashi janë liruar nga akuza për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, duke u bazuar në nenin 363 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas Currit, Nderim Gashi është shpallur fajtor për vrasje të rëndë, vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje armësh pa autorizim. Për këtë, gjykata i shqiptoi dënim unik prej 28 viteve burgim, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Duke lexuar aktgjykimin, Curri tha se Basri Gashi shpallet fajtor për ndihmë në kryerjen e veprës penale dhe lëndim të lehtë trupor, ndërsa Ardit, Agron dhe Bahri Gashi u shpallën fajtorë për lëndim të lehtë trupor të kryer në bashkëkryerje. Për secilin nga katër të fundit është caktuar dënim me burg prej 4 vitesh, gjithashtu duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim.

Ai shtoi se të akuzuarit janë të detyruar të paguajnë shpenzimet e procedurës, paushall gjyqësor dhe kompensim për viktimat, brenda 15 ditëve nga kur aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë, e përmirësuar më 3 shkurt 2023, ngarkonte gjashtë të akuzuarit: Nderim Gashi, Basri Gashi, Agron Gashi, Ardit Gashi, Bahri Gashi dhe Ylli Gashi, për “Vrasje të rëndë”, “Vrasje të rëndë në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Nderim, Basri, Agron, Ardit dhe Bahri, më 28 prill 2022, rreth orës 20:30, në fshatin Volljakë, Komuna e Klinës, në parkingun e restorantit “Villa Park”, të përgatitur paraprakisht dhe duke vepruar në bashkëkryerje, e me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, privojnë nga jeta viktimën F.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë. Kurse, Ylli Gashi akuzohej se ndihmoi në kryerjen e vrasjes, duke siguruar armën për të pandehurin Nderim.

Gjithashtu lexoni:

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 18/10/2025 18/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?