KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtorët e “Rilindja” protestojnë para AKP-së: Katër vite pritje, 1.5 milionë euro ende të bllokuara
Lajme

Punëtorët e “Rilindja” protestojnë para AKP-së: Katër vite pritje, 1.5 milionë euro ende të bllokuara

Kosova News
Kosova News 13:09 -17/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Punëtorët e Ndërmarrjes së Gazetës dhe Botimeve “Rilindja” kanë protestuar të premten para selisë së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), për mospagesën e 20 përqindëshit nga trualli prej 5.5 hektarësh, por edhe për një pjesë të mjeteve financiare që, sipas tyre, kjo agjenci po i mban pa të drejtë tash e katër vite.

Këtë të drejtë, e cila sipas tyre u takon ligjërisht, po e kërkojnë rreth 660 ish-punëtorë të “Rilindjes”.

Përfaqësuesi i tyre, Besim Kajtazi, tha se është e papranueshme që zëri i punëtorëve të dëgjohet vetëm pas protestave, ndërsa institucionet vazhdojnë të injorojnë kërkesat e tyre legjitime.

“Nuk është e pazakontë që zëri i qytetarëve të dëgjohet vetëm pasi ata të dalin në rrugë. Por ajo që është vërtet shqetësuese është fakti se edhe pas protestave të gjata, institucionet dhe AKP-ja vazhdojnë të injorojnë kërkesat legjitime të punëtorëve të ‘Rilindjes’. Shembulli më i freskët është ai i punëtorëve që sërish protestojnë para Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), të zhgënjyer dhe të lodhur nga një pritje shumëvjeçare që nuk po përfundon me drejtësi”, tha ai në fjalën e tij gjatë protestës.

- Reklamë -

Ai kujtoi se, pas presionit publik, Qeveria kishte ndarë miliona euro për kompensimin e punëtorëve, por një pjesë e mjeteve ende nuk është shpërndarë.

“Katër vite më parë, pas presionit publik dhe protestave të shumta, Qeveria derdhi 3.3 milionë euro në arkën e AKP-së, të destinuara për pagesën e pjesës së tyre nga 20 përqindëshi. AKP, me vonesë dhe pa transparencë të plotë, shpërndau një pjesë të mjeteve, por 1.5 milionë euro mbetën të paprekura. Deri më sot, nuk ka një arsyetim bindës përse këto mjete nuk janë shpërndarë, edhe pse qëllimi i tyre ishte i qartë:
kompensimi i punëtorëve. Ky është një shembull flagrant i mungesës së përgjegjësisë dhe mungesës së llogaridhënies institucionale”, tha ai.

Sipas Kajtazit, padrejtësitë janë shtuar edhe me mënyrën se si është trajtuar trualli ku ndodhet kompleksi “Rilindja”.

“Situata përkeqësohet edhe më tej me çështjen e truallit prej 5.5 hektarësh, ku ndodhet kompleksi ‘Rilindja’. Ndarja e këtij trualli në tri pjesë dhe kalimi i tij në pronësi të institucioneve të ndryshme, pa përfshirjen e punëtorëve në këtë proces dhe pa respektuar të drejtën e tyre ligjore për 20 përqindëshin, është një padrejtësi e pastër”, tha ai.
Ai shtoi se AKP-ja, që sipas mandatit duhet të mbrojë interesin e punëtorëve, po shmang përgjegjësinë dhe po i lë ata në pasiguri të plotë.

“Më shqetësues është fakti që AKP-ja, institucioni që duhet të mbrojë interesin e punëtorëve në proceset e privatizimit, po hesht dhe po shmang përgjegjësinë. Punëtorët ndihen të diskriminuar dhe të fyer jo vetëm për shkak të padrejtësisë materiale që po u bëhet, por edhe për shkak të shkeljes së rëndë të dinjitetit të tyre si kontribuues shumëvjeçarë në këtë vend. Injorimi i kërkesave të tyre, mungesa e transparencës dhe mosdhënia e përgjigjeve zyrtare e përforcojnë bindjen se drejtësia në këtë rast është selektive, e në dëm të atyre që kanë dhënë shumë dhe kanë marrë pak ose aspak”, tha ai.

Kajtazi përmendi edhe çështjen e pronave të gazetës “Rilindja” jashtë vendit, për të cilat, sipas tij, AKP-ja nuk ka vepruar.

“Gazeta ‘Rilindja’, krahas pasurisë në Kosovë, kishte prona edhe në Zvicër e Tiranë. Në Zvicër u zhdukën pa lënë gjurmë, ndërsa prona në Tiranë është uzurpuar, e për fat të keq uzurpuesit janë nga Kosova. Një përfaqësues i uzurpuesve, dikur udhëheqës i një departamenti këtu në AKP, na pat thënë se pronën tonë në Tiranë ua ka dhënë Qeveria, por nuk pat saktësuar cila. Nëse është kështu, atëherë ne të gazetës e duam 20 përqindëshin e asaj prone që ndodhet në qendër të Tiranës”, tha ai.

Në fund, ai theksoi se heshtja e institucioneve është tregues i mosgatishmërisë për t’i dhënë fund padrejtësive që, sipas tij, po zgjasin prej vitesh.

“Çuditërisht, AKP-ja përgjegjëse për pronat, heshtë edhe këtë rast dhe nuk ka ndërmarrë ende asgjë! Secilës ndërmarrje AKP-ja ia ka paguar të paktën tri paga. Punëtorëve tanë jo!
Kjo situatë ngre një pyetje thelbësore: deri kur institucionet do të sillen sikur këto çështje nuk ekzistojnë? Heshtja dhe mosveprimi nuk janë zgjidhje Ato janë konfirmim i paaftësisë ose mosgatishmërisë për të ndrequr një padrejtësi që zvarritet prej vitesh”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Kosova News 17/10/2025 17/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?