KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Vaksinimi kundër gripit sezonal nis me interesim të lartë në Kosovë, konfirmohet rasti i parë
Shëndetësi

​Vaksinimi kundër gripit sezonal nis me interesim të lartë në Kosovë, konfirmohet rasti i parë

Kosova News
Kosova News 11:15 -11/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal që në ditët e para të këtij muaji, ndërkohë që interesimi i qytetarëve për të marrë këtë vaksinë po rezulton të jetë mjaft i lartë. Derisa procesi i imunizimit po vazhdon, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe rastin e parë me grip sezonal për këtë sezon, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit për mbrojtjen e shëndetit publik

Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke bërë thirrje për pjesëmarrje më të madhe në vaksinim, konfirmoi se në IKSHPK tashmë është regjistruar rasti i parë me grip sezonal për këtë vit.
Hoti theksoi se vaksina do të ofrohet falas për grupet më të rrezikuara, përfshirë personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët mbi 6 muaj dhe punëtorët shëndetësor.

“Ditë më parë në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal meqenëse vaksinat kundër gripit janë siguruar me kohë, janë rreth 86 mijë doza të cilat do të përdoren për vaksinimin e grupeve prioriatare me rrezik siç janë personat mbi moshën 65 vjet, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët nga mosha 6 muajshe e lartë, si dhe personat tjerë që kanë imunitet të kompromituar. Sivjet vaksinimi ka filluar me kohë dhe ne si institucione bëjmë thirrje qytetarëve që të drejtohen në qendrat e vaksinimit.. që ta marrim vaksinën meqë sivjet shihet që mund të kemi raste dhe ne si IKSHP vetëm se kemi regjistruar 1 rast të gripit sezonal”, shprehet ai.

Sipas Faik Hotit nga IKSHPK, mijëra qytetarë janë tashmë të vaksinuar kundër gripit sezonal, por ai nënvizon se është e domosdoshme që edhe personeli shëndetësor të përfshihet në procesin e imunizimit.
“Vaksinimi ka filluar në fillim të tetorit në javën e parë interesimi është jashtëzakonisht i mirë, ne shohim raportet nga qendrat e mjekësisë familjare ka një interesim të shtuar dhe ajo që është pozitive njerëzit në Kosovë e kanë kuptuar që kultura parandaluese apo parandalimi është mënyra më efektive për t’iu përgjigjur çdo sfide të shëndetit publik në rastin konkret gripit”, tha ai.

Hoti thotë se imunizimi kundër gripit sezonal është mënyra më efektive për të parandaluar komplikimet e gripit.

“Vaksina kundër gripit sezonal realisht është mbrojtja më e mirë ka efekte parandaluese… Nuk ka mjet më efikas më praktik dhe më të qasshëm për ta
parandaluar gripin sesa vaksina. Gjithë ata qytetarë të cilët bien në kategorinë e rrezikut është mirë të vaksinohen dhe ne në këto kategori kishim dashur të përfshijmë edhe komunitetin mjekësor për shkak se ata janë kategori që kanë shumë kontakte me qytetarë“, ka thënë ai.

Mbi 67 mijë qytetarë u imunizuan kundër gripit sezonal në Kosovë vitin e kaluar, ndërsa këtë vit autoritetet shëndetësore synojnë një përfshirje edhe më të gjerë.

“Patjetër që ka mundësi që të vaksinohet secili qytetar prej moshën 6 muajshe e sipër normalisht disa grupe janë më me prioritet…vitin e kaluar ka pas mbi 67 mijë të vaksinuar ne presim që këtë vit të ketë edhe më shumë për shkak se jemi duke zhvilluar takime të ndryshme informuese si me qytetarët si me komunitetin mjekësor në mënyrë që shkalla e vaksinimit të rritet dhe ne të kemi një popullatë të mbrojtur meqë mjetet për t’u mbrojtur”, deklaroi Hoti.
Në Kosovë vitin e kaluar janë regjistruar mbi 700 raste të gripit sezonal si me virusin A dhe B.

Kategoritë si personat me sëmundje kronike nën moshën 65-vjeç, punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5-vjeç me indikacione shëndetësore janë disa prej kategorive më me përparësi për t’u vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal./KP

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 11/10/2025 11/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave
08:49 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?